​”Kot flasim derisa, ata na vrasin”, protestohet në Pejë

Me moton “Kot flasim derisa, ata na vrasin”, është mbajtur protesta në Pejë në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës, nga ku iu bë thirrje institucioneve shtetërore të drejtësisë për trajtim dhe përgjegjësi më të madhe ndaj rasteve të dhunës ndaj të gjitha grave.

Marshi u organizua nga organizatat e shoqërisë civile në Pejë dhe nisi nga qendra e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë, ku protestuesit kërkuan që urgjentisht të ndalohet dhuna në baza gjinore. Në protestë kanë marrë pjesë edhe familjarë të së ndjerës, Gjyljeta Ukellës.

Organizatori i kësaj proteste paqësore, ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që fëmijëve të së ndjerës t’i ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme.

Organizatori: Familjes të gjithë shërbimet shtetërore t’iu ofrohen fëmijëve të së ndjerës

Duhet të denoncojmë rastet e tilla dhe më kohë të, që ky të jetë rasti i fundit dhe dëshirojmë që siç ishte marshi në mënyrë paqësore dhe të shpërndahemi në mënyrë paqësore, familjes i shprehim ngushëllime. Bëjmë thirrje nga këtu që të gjithë shërbimet shtetërore t’iu ofrohen fëmijëve të së ndjerës, varësisht prej shërbimeve që kanë nevojë dhe ne si organizatë do të jemi afër familjes dhe fëmijëve të së ndjerës. Familjes do t’i lëmë si kujtim edhe pse është ditë e hidhur, kjo foto e bukur e Gjyljetës ta keni ju familjarë si shenjë kujtimi”, tha organizatori.

Pjesëtari tjetër i protestës, Veton Muja theksoi se heshtja e kësaj protestë të sotme do t’i shurdhojë institucionet shtetërore.

Muja: Kjo heshtje t’i shurdhojë institucionet

“Fajin e kemi secili prej neve, pastaj pjesa e dytë është pjesa e institucioneve, sidomos ato të drejtësisë. Për atë arsyeje sot vizituam policinë dhe gjykatën në heshtje. Mendojmë që kjo heshtje t’i shurdhojë ata për shkak se do duhej të vepronin shumë më shumë në rastet të cilat kanë pasur një element iniciues sikur rasti ky i fundit, ky ka qenë i dënuar për dhunë në familje. Institucionet tona kanë shumë punë për të bërë jo vetëm me ligje ekzistuese por edhe me forma të tjera për të mirën e grave”, tha Mujaj.

Ndërkaq, Vlora Latifi pjesëtare e protestës tha se të gjithë qytetarët duhet të kërkojnë llogari nga shteti sepse aty është përgjegjësia.

Latifi:Dje ka ndodhur me një nënë, grua, nesër mund t’i ndodhë secilit

“Qëllimi i këtij marshi është që të solidarizohemi me viktimën që ka ndodhur dje në Komunë e Pejës. Ne jemi munduar për thirrje të të gjithë qytetarët karshi vrasjes jo vetëm asaj të djeshmes por të gjitha vrasjeve që po ndodhin në Kosovë. Dje ka ndodhur me një nënë, grua, vajzë nesër mund të ndodhë me secilën“, potencoi Latifi.

Edhe Shemsie Seferi, pjesëtare e protestës theksoi se policia nuk i merr seriozisht rastet e dhunës së grave dhe kjo është arsyeja pse ato po ndodhin.

Seferi bëri thirrje të gjitha grave që të lajmërojnë rastet e dhunuesve dhe të mos jetojnë me vrasës.

Seferi: Çdo grua që ka dhunë në familje të largohet nga ai person

Bëjë thirrje që institucionet tona të jenë sa më të përgjegjshme ndaj asaj se çka po ndodhë. Ky rast duhet të jetë i fundit po e di që nuk do të jetë i fundit. Bëj thirrje që të jenë sa më afër gruas, një grua raporton për dhunën apo për çfarë do rasti të marrin seriozisht e jo të i thonë, “të ka jap një shuplakë burri duhet ta durosh”, jo ashtu jo. Ka raste që ata përgjigjen, ashtu edhe i thonë se po e ekzagjeroni, asnjë nënë nuk shkon para policisë pa arsyeje dhe të kthehet të jetojë më dhunuesin. Çdo grua që ka dhunë në familje të largohet nga ai person, mos të jetoj me vrasës”, tha Seferi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bellingham: Unë kurrë nuk kam vënë bast

Story i radhës

Fronti Europian në takim me disa prej K.V në Gostivar, Xhaferi: Nuk ndalemi, na pret fitore historike më 24 prill dhe 8 maj!

Të fundit nga