Bellingham: Unë kurrë nuk kam vënë bast

Jude Bellingham, mesfushori i Real Madrid, ka folur sot pak orë para ndeshjes që skuadra e tij do të luajë ndaj Manchester City në çerekfinalen e dytë të Champions League. Sfida e parë në Spanjë u mbyll në barazim 3-3, ndaj në Angli pritet një tjetër ndeshje e zjarrtë.

“Jam pak më nervoz që duhet të flas këtu se sa për ndeshjen. Gjithsesi jam shumë i emocionuar, mezi pres të futem në fushë. Kush fiton mes City dhe Real? Unë kurrë nuk vë bast kështu që nuk mund t’ju them. Ajo që di është se ne jemi Real Madrid. Kjo është një sfidë që nuk ka favoritë”, tha Bellingham.

“Në ndeshjet kur luajmë jashtë fushës tonë jemi mësuar me fyerjet raciste, por duhet të bëjmë më shumë për t’i luftuar ato. Kjo nuk duhet të ndodhë dhe ata që kanë fuqi duhet të bëjnë më shumë. Vitet e fundit, mënyra e lojës së Vinicius ka ndryshuar. Ne duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur”, tha mesfushori anglez.

Duke folur për sezonin e tij dhe faktin se ka ulur ritmin e golave, Bellingham tha: “Mendoj se e nisa shumë mirë sezonin. Ajo që më ka vrarë ritmin është dëmtimi që pësova. Kam kapërcyer dhimbjen në kyçin e këmbës, luajta kundër Valencias, shënova dhe u përjashtova. Ritmi im ndikoi tek unë dhe muajt e fundit roli në skuadër ka ndryshuar pak. Unë kam besim dhe nuk më shqetësojnë kritikat”.

“Mendoj se ajo që më bën në ankth nuk është të mos shënoj, por të mos fitoj. Dua të shtoj aftësi të ndryshme, por mendoj se mund ta ndihmoj më shumë ekipin në aspekte të tjera. Të them të drejtën, nuk jam dikush që vendos objektiva. Doja të filloja me vetëm një gol dhe tani kam 20”, tha Bellingham.

“Ndihem mirënjohës për ekipin ku luan sa herë që vesh këtë fanellë dhe nuk do të lodhem kurrë me të. Kam luajtur për Dortmundin për katër vjet, është ndryshe, por aty mësova shumë. Ndoshta nuk do të kisha pasur kaq shumë mundësi atje sa këtu, por mendoj se kam marrë vendime të mira falë prindërve të mi”, tha Bellingham.

Story i mëparshëm

Vinin baste online, procedohet një person, në kërkim pronari i lokalit në Kamëz

Story i radhës

​”Kot flasim derisa, ata na vrasin”, protestohet në Pejë

Të fundit nga

UEFA do të vendosë në maj

Inter-Benfica, Feyenoord-Celtics, Bayern Munich-Valencia e Real Madrid-Atletico Madrid. Këto janë katër finalet e fundit, që “mitiku”