Rudiger paralajmëron

Antonio Rudiger ka zbuluar se ai nuk ka frikë për mundësinë e përballjes me Kylian Mbappen në finalen e Ligës së Kampionëve.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë në anët e kundërta të gjysmëfinales, por kjo nuk e ka penguar gjermanin të “hedhë benzinë ​​në zjarr” lidhur me një përballje të mundshme të tyre në finale të kësaj gare.

Rudiger ishte i sigurt kur vlerësoi se si do të ishte po të përballej me Mbappen në finale.

“Nëse përballemi me të në finale, do ta mposhtim”, tha mbrojtësi i Real Madridit, i cili pastaj duke qeshur shtoi: “Dhe nëse ai më driblon mua, unë do ta thyej atë”.

Pas ndeshjes miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në mars, kishte shumë prej atyre që thanë se “Rudiger e mbajti në xhep Mbappen”.

31-vjeçari u pyet nëse sulmuesi francez është “ende në xhepin e tij”, teksa ai nuk pranoi të fliste për këtë duke deklaruar: “Më duket mos-respekt”.

Rudiger më pas shtoi: “Kylian është i veçantë. Ai fitoi Kupën e Botës në moshën 18-vjeçare… Mendoj se mund të bëhet lojtari më i mirë në historinë e Francës”.

Story i mëparshëm

Veliaj në SPAK, ish-kryeprokurorja e Tiranës Imeraj: Mund të pyetet për një sërë procesesh hetimore

Story i radhës

Universiteti ‘Columbia’: Protestuesit bllokojnë një nga sallat e universitetit

Të fundit nga