Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Këto janë momentet e fundit të gruas së ministrit të qeverisë në Kazakistan, e cila tërhiqet zvarrë për flokë, shqelmohet dhe rrahet brutalisht nga bashkëshorti para se të pësojë traumë në tru – e pamjet janë publikuar gjatë procesit gjyqësor që shokuan opinionin në këtë vend.

Në video shihet astrologia Saltanat Nukenova, 31-vjeçe, që rrahet brutalisht nga bashkëshorti Kuandyk Bischimbayev, 43-vjeç, ish-ministër i Ekonomisë në Kazakistan, që nuk hezitoi ta sulmojë në restorantin e njërit nga të afërmit e tij.

Pamjet u shpërndanë me urdhër të Gjykatës Supreme gjatë procesit gjyqësor që u zhvillua online. Ky proces gjyqësor po konsiderohet si procesi i shekullit në këtë ish-republikë sovjetike – ku dhjetëra mijëra qytetarë kanë nënshkruar peticionin që kërkon masa më të ashpra ndëshkuese për ata që kryejnë dhunë në familje.

Bishimbayev i cili rrezikon të qëndrojë prapa grilave për 20 vite nëse shpallet fajtor, pati pretenduar se gruaja e tij ndërroi jetë “nga vetëlëndimi” i shkaktuar në 9 nëntor të vitit të kaluar.

Por pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë një histori krejt tjetër – ku shihet politikani duke grushtuar e shqelmuar gruan e tij të pambrojtur gjatë një periudhe prej më shumë se dy orë. 

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nis protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, aktorë e aktivistë: Jemi në prag të shfarosjes si komb

Story i radhës

Avornyo: Ndaj Gostivarit japim maksimumin

Të fundit nga