Nënkryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit, duke deklaruar se “Kosova ndryshon veç kur ndryshon LDK”.
Përmes një postimi publik, Haziri tha se pas përfundimit të procesit zgjedhor po hapet një proces i ri politik për vendin. Ai theksoi se ka mbetur besnik ndaj rugovizmit për gati katër dekada dhe shtoi se LDK-ja ka qenë gjithmonë faktor kyç në proceset politike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Kosova ndryshon veç kur ndryshon LDK!
Dje u mbyll një proces zgjedhor. Nesër hapet një proces i ri politik për Republikën.
U jam mirënjohës e falënderues të gjithë qytetarëve të Republikës për kaq besim sa na keni dhënë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Për gati katër dekada prej kur ekziston LDK-ja, unë jam krenar që kurrë s’jam ndal, kurrë s’jam nda dhe kurrë s’jam largu nga besimi në Rugovizëm. I tillë kam me qenë gjithmonë, Luta juaj. Deri në frymën e fundit!
LDK ka shkaktuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pa LDK-në, as nuk shkaktohen e as nuk mbyllen proceset!
Burimi: botasot.info


