Korridori 8/ Xhaferi: Pres që autostrada Gostivar – Kërçovë të përfundojë më 2027

March 1, 2024
1 minut lexim

Korridori 8 është një megaprojekt dhe lidhje tejet e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut me fqinjtë dhe me Evropën – tha Kryeministri Talat Xhaferi gjatë inspektimit të punëve ndërtimore në pjesën e autostradës, Gostivar – Bukojçanë, pjesë e projektit të Korridorit 8.

“Jemi në pikën e fillimit të punimeve në realizimin e projektit mega korridorin 8, pjesë e së cilës është edhe korridori 10D. Punimet do të zgjasin deri në fund të 2027-tës. Duke marrë parasysh se punëmarrësit apo punë kryesit projektet që i kanë realizuar në rajon i kanë kryer në kohë dhe se s’ka dilema se edhe ky projekt do të realizohet në kohë. Projekti i Korridorit 8 është një lidhje midis Adriatikut dhe Detit të Zi, gjë që e bën këtë Korridor të një rëndësie të veçantë”, tha Talat Xhaferi.

Drejtori përgjegjës I projektit në konzorciumin “Behtel dhe Enka”, Xhoshua Bejker, ka theksuar se për momentin të punësuar janë 400 persona, gjysma prej tyre banorë lokal, kurse 11% janë gra.

“Për momentin nisin gërmimet dhe transportimi i materialit që do të shfrytëzsohet për autostradën Gostiva – Tetovë dhe 300 maqina janë aktive. Kemi nënshkruar 350 marrëveshje me nënkontraktorë prej të cilëve 70% janë nga Maqedonia e Veriut”, tha Xhoshua Bejker.

I pyetur lidhur me kërkesat e banorëve të fshtarave Banjicë e Poshtme dhe Epërme që kampi për punëtorët ndërtimor të ndërtohet në hapësirën e depove të vjetra ushtarake dhe paralajmërimeve për bllokimin e punëve, Kryeministri Xhaferi ka bërë të ditur se ka thirrur një takim me ta, sic tha, si obligim për të biseduar dhe zgjidhur kërkesat e të gjitha palëve./tvklan.mk

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Veç n’deksha…”/ Pamje të rënda nga seanca në Gjykatë, gruaja shpërthen ndaj vrasësit të birit dhe burrit të saj

Story i radhës

Banka e Shqipërisë: Besimi në ekonomi pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,
ShkoLartë