Konflikti në mes civilizimit dhe primitivizmit njerëzor

March 23, 2022
min lexim

Lufta e Putini dhe Rusia, ndaj Ukrainës, sikur po e ndajnë botën në dy pjesë, në njërën anë një luftë e tillë po e jep shembullin e botës primitive, e cila në shekullin 21, në vend që duhet të jepte shembullin e modernizimit dhe civilizimit njerëzor, që në rend të parë simbolizon jetën e lirë dhe paqen në mes njerëzve, dhe jeta të shijohet pa brenga e trazira, por jo edhe me veprime të pa denja, luftëra të dhunshme e të rrezikshme, që shkatërrojnë e rrënojnë çdo qenie njerëzore.

Kush do ta lakmonte sot luftën të cilën po e dikton Putini, sikur edhe ta fitonte këtë luftë mizore dhe pushtuese ndaj Ukrainës, kërkush nuk do ta quante luftë të drejtë që nënkupton luftë për të drejtat dhe lirinë njerëzore, por luftë e egër, e dhunshme dhe pushtuese, luftë e nivelit të njerëzve primitiv, sepse qëllimi i kësaj lufte nuk është i organizuar për të çliruar një popull nga pushtuesi, por për të pushtuar një vend sovran dhe për të masakruar të tërin dhe dëbuar nga trojet e veta.

Konflikti i kësaj lufte mbi të gjitha në historinë e njerëzimit po vështrohet përveq se si një ngjarje e rëndë dhe tragjike për popullin e Ukrainës, por edhe kërcënim dhe rrezik për tërë globin, sepse jehona e kësaj lufte mund të përshkallëzohet dhe përhapet edhe në vendet tjera, duke ardhë deri te një luftë më e gjerë, apo Lufta e Tretë Botërore.

Gjitha vendet e botës demokratike në krye me SHBA-të, Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe shumë vende tjera, janë në këmbë dhe i kërkojnë Putinit, që t’a ndërpres një luftë të tillë të pa drejtë dhe shkatërruese, e cila përveq Ukrainës, e ka trazuar edhe botën, duke e ndarë pothuaj në dy kahe apo dy botëra, atë të civilizimit dhe atë të primitivizmit, duke marrë parasysh luftën ndaj Ukrainës, por edhe kërcënimet ndaj perëndimit, tipari i të cilave përfaqëson mundësinë e një rreziku të pa parë dhe të frikshme për gjithë njerëzimin.

Përkrah Rusisë dhe Putinit, janë edhe Biella Rusia, Çeçenia, Kina, India, Siria dhe Serbia, e cila kjo e fundit po e luan një dinakëri diplomatike në mes perëndimit dhe Rusisë, duke mos e sanksionuar në asnjë formë këtë vend, dhe se marrëdhëniet me Rusinë vazhdojnë thjeshtë përmes një hallke zingjirore sikur edhe më herët, sikur nuk po ndodh asgjë sot…

Përkrah Rusisë është edhe Kisha Ortodokse ruse, e cila në një mënyrë bënë thirrje për zhdukjen e ukrainasve, gjë që tregon se edhe « zoti » i tyre sikur do të ishte një lloj krimineli sllav, që kërkon vetëm gjakderdhje, i cili në një mënyrë do i ndihmonte këta kriminela të shkatërrojnë dhe të bëjnë krime ndaj popujve të pafajshëm, ku të njëjtën gjë e kërkoi edhe Kisha Ortodokse serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke i bekuar ushtarët dhe paramilitarët serb, që t’i shfarosin shqiptarët.

Ushtria ruse nën regjimin e Putinit, në këtë luftë e ka humb kontrollin e saj edhe pse po bënë një luftë mizorie dhe shkatërruese, kjo ushtri do të humbë ndaj ukrainasve trima dhe liridashës sepse është ushtri e pa moralshme dhe e pafuqishme në veprimet e veta përmes urdhrave autoritare , që nënkupton se diktatori nuk është më teza konstruktive e një bashkësie njerëzore, edhe pse e ka rrolin e instancës supreme, tipari i sëcilit diktator në botë është kthyer gjithmonë në vetë shkatërrim dhe eliminim, duke u bazuar sipas gjitha përshkrimeve të historisë njerëzore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ngordhja e pulave/ Asnjë alarm për gripin e shpendëve në Fier

Story i radhës

Zelensky thirrje shteteve aziatike: Bashkohuni për të ndalur cunamin e pushitmit brutal rus në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë