​Konferenca e donatorëve mbledh miliarda euro për të ndihmuar refugjatët ukrainas

April 9, 2022
1 minut lexim

Konferenca ndërkombëtare e donatorëve për të ndihmuar refugjatët e Ukrainës në Varshavë ka premtuar donacione dhe hua me një vlerë prej 9.1 miliardë eurosh (9.9 miliardë dollarë).

“Ne duam të mbledhim të gjithë botën për të qenë në gjendje të ndihmojmë refugjatët brenda dhe jashtë Ukrainës”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në kryeqytetin polak.

“Përveç miliardave të donacioneve, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të ofrojë 1 miliard euro kredi për banorët e zhvendosur. Ndërsa Komisioni ka premtuar 1 miliard euro”, njoftoi von der Leyen.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha në një videomesazh se Gjermania do të sigurojë 425 milionë euro shtesë si pjesë e ndihmës humanitare dhe zhvillimore për Ukrainën dhe shtetet e saj fqinje. Përveç kësaj, do të ofrohej edhe 70 milionë euro për të mbështetur shërbimet mjekësore.

“Gjermania qëndron në krah të Ukrainës,” tha Scholz. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me mungesa

Story i radhës

Gostivar, digjen dy shtëpi me status të trashigimisë kulturore

Të fundit nga

ShkoLartë