Zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me mungesa

Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë aktualisht funksionon me 99 punëtorë.

Por kaq staf nuk është i mjaftueshëm për rajonin që mbulojnë.

“Prishtina duhet t’i ketë 150 zjarrfikës, plus Fushë-Kosova me i pas zjarrfikësit e vetë, Obliqi, Graçanica zjarrfikësit e vetë, ku ne e bëjmë mbulimin edhe të këtyre tri komunave”, thotë Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka.

Ai tregon se mosha mesatare e zjarrfikësve është 51 vjet.

Derisa përballjen me rreziqet e punës e bëjnë pa sigurim shëndetësor.

E për mungesën e stafit i pari i zjarrfikësve deklaroi se kanë parashtruar kërkesa të shumta në institucionet përkatëse por nuk kanë marrë përgjigje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komisioni i Rithemelimit reagon për Kongresin e PS: Rama i tregoi shqiptarëve se kam vetëm një ofertë të vetme

Story i radhës

​Konferenca e donatorëve mbledh miliarda euro për të ndihmuar refugjatët ukrainas

Të fundit nga