lsdm inspektoi marketet shporta nje mashtrim produktet ushqimore po behen luks 676807bcf34a0

LSDM inspektoi marketet: “Shporta” një mashtrim – produktet ushqimore po bëhen luks

December 22, 2024
1 minut lexim

MASAT QEVERITARE

Rritja e harxhimeve jetësore po bëhen një sfidë e padurueshme për shumë familje kurse produktet themelore të ushqimit po shndërrohen në luks – thonë nga LSDM-ja duke e quajtur mashtrim masën qeveritare me të ashtuquajturën “Shporta e Vitit të Ri”

Socialdemokratët thonë se po shihet skenari I njëjtë – tregtarët fillimisht rritën çmimit, më pas masat hynë në fuqi.

Nga LSDM-ja thonë se gjatë ditë së djeshme kanë inspektuar disa markete dhe sipas tyre ky është realiteti.

LOLITA RISTOVA – LSDM

“Çmimi i vajit tani është 97 denarë, kurse më 1 tetor ishte 83 denarë. Do të thotë kemi rritje e jo zbritje.

Vezët që shiteshin nga 75 – 85 denarë tani janë mbi 100 denarë. Nga 107 – 140 denarë. Gjithashtu rritje të çmimeve.

Tek djathi i përizer s`ka ndryshime dhe çmimet lëvizin rreth 450 denarë – pa ndryshime.

Kaçkavali është shtrenjtuar dhe tani është mbi 600 denarë për kilogram.

Jogurti me 3.2% yndyrë, në disa markete ka mbërritur mbi 72 denarë, gjithashtu me çmim në rritje.

Ulja e djathit të lopës është minimale – vetëm 5 denarë dhe tani është 398 denarë për kilogram

Ky është realiteti, këto janë faktet që e tregojnë qartë mashtrimin që qeveria ua përgatiti qytetarëve me këtë shportë” – thuhet në reagimin e LSDM-së.  /tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

nervozohet me xheneten gjesti gjuan me gjesende ne big brother vip kosova 67680383ba517
Story i mëparshëm

Nervozohet me Xhenetën – Gjesti gjuan me gjësende në Big Brother VIP Kosova

vmro lsdm dhe bdi krijuan kaos total neper institucione 6768086e3f4d6
Story i radhës

VMRO: LSDM dhe BDI krijuan kaos total nëpër institucione

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më
ShkoLartë