Nuk e di pse reagojnë bashkëkombësit e mi përtej Drinit ndaj nazizmit edhe pas 80 vitesh si të ishin me të prapme në gaca prushi.
Nuk shkruajnë, as nuk flasin për krimet e ushtrisë serbe me 1912- 1913 në veriun e Shqipërisë kur masakruan mijëra burra e gra nga Luma në Dibër nga Qafthana në Elbasan.
Masakruan edhe në Luftën e Madhe nga Prizreni në Durrës. Gurë mbi gurë nuk lanë.
Heshtin për masakrat e partizanëve serbo- malazezë në ish-Jugosllavi kur ushtria e Titos vrau 50.000 shqiptarë.
Heshtin edhe për masakrat e partizanëve të Ramiz Alisë e Shefqet Peçit në Kosovë. Për bashkëpunimin kriminal Tito -Enver nuk flasin “antinazistët” përtej Drinit.
Por kur japin alarmin nga Serbia për ndonjë “bashkëpunëtor” të nazizmit në mesin e shqiptarëve, atëherë shkrumbëzojnë si të tërbuar si t’ i kishte kurdisur Beogradi. Turpi i mbuloftë komisarët politikë të përtej Drinit, turpi i mbuloftë komunistët-titistat noksanë të Gjakovës, dhe harpaxhikët e Prizrenit.