Rama jep intervistë nga aeroplani: Aeroporti i Vlorës mund të jetë më i madh se i Tiranës

schedule22:49 – 9 Shkurt, 2022

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin Opinion në Tv Klan gjatë një fluturimi me avion nga Tirana drejt Kukësit.

Përveç aeroportit të Kukësit Rama ka thënë se do të ndërtohet edhe aeroporti i Vlorës. Ky i fundit sipas Kryeministrit me shumë gjasa mund të jetë edhe më i madh se aeroporti Nënë Tereza.

 “Është shumë e rëndësishme kjo që po ndodh sot sepse hap përfundimisht portën e Kukësit dhe krijon premisë për zhvillim të rëndësishëm ekonomik. Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vetë për 36 muaj, ne do mundohemi që të jetë pak më përpara që brenda këtij mandate të fillojmë fluturimin.

Saranda është një aeroport i një natyre tjetër sepse është vetëm sezonal. Vlora do të jetë gjatë gjithë vitit dhe sipas të gjitha gjasave do jetë aeroport edhe më i madh se ai i Tiranës sepse do përfshijë edhe kargo.

Ne kemi një rritje të frikshme në aspektin e prurjeve nga ajri. Aeroporti “Nënë Tereza” është aeroporti me rritjen më të lartë në periudhë pandemie në Europë.

Unë jam i bindur që turizmi do të jetë një transformues i madh në të gjitha aspektet ekonomike dhe në 2030 Shqipëria do jetë vendi me turizmin më të zhvilluar në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Kryeministri Rama gjatë intevistës.

Po kështu, edhe Saranda do të ketë një aeroport, tha Rama, që do të jetë vetëm sezonal.

Story i mëparshëm

Komisarët politikë dhe komunistët e lajthitur

Story i radhës

Austri: Policia gjen tetë emigrantë nën një kamion

Të fundit nga