klubi tetovar mbush arkat me shitjen e klisman cakes 69625677be881

Klubi tetovar “mbush arkat” me shitjen e Klisman Cakes

January 10, 2026
1 minut lexim

Klisman Cake mbylli sot aventurën e tij me Shkëndijën e Tetovës, për të nisur një aventurë të re në Rusi.

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të bashkohet me ekipin rus, Akhmat Grozny.

Ndërkohë që “Newsport.al” ka mësuar edhe detajet e këtij transferimi. Klubi rus ka paguar tek Shkëndija një shumë mbi 400 mijë euro, duke “mbushur arkat” e klubit tetovar.

Ndërkohë që vetë futbollisti, Cake ka firmosur kontratë 3.5 vjeçare, të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Vlen të theksohet se kontrata e ish-it të Tiranës do të përfundonte në verën e këtij viti, por zgjodhi të largohej në janar. Kjo për shkak se dëshironte të provonte një tjetër aventurë në Evropë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i denuar me 6 vite burg per trafikim emigrantesh ekstadohet nga gjermania ne shqiperi 51 vjecari 69625614a449a
Lajmi i mëparshëm

I dënuar me 6 vite burg për trafikim emigrantësh, ekstadohet nga Gjermania në Shqipëri 51-vjeçari

live shqiperia nen uje bllokime rrugesh elbasan mungon energjia ne gjirokaster permbytje ne dimal berisha i pergjigjet rames 69625723681da
Lajmi i radhës

LIVE/ Shqipëria nën ujë, bllokime rrugësh Elbasan, mungon energjia në Gjirokastër. Përmbytje në Dimal. Berisha i përgjigjet Ramës

Të fundit nga

ShkoLartë