klevis balliu reagon pas pamjeve te dhunes ne proteste edi rama pushteti yt nuk te mbron dot do ta paguani nje me nje kete gjakderdhje 6ace5373a4620

Klevis Balliu reagon pas pamjeve të dhunës në protestë: Edi Rama, pushteti yt nuk të mbron dot, do ta paguani një më një këtë gjakderdhje!

October 13, 2026
1 minut lexim

Pas përshkallëzimit të tensioneve dhe pamjeve të rënda të dhunës policore ndaj studentëve e protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit, ka ardhur edhe reagimi nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Përmes një deklaratë të prerë, Balliu ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe forcat e rendit për përdorimin e forcës suproporcionale ndaj të rinjve, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me pasojat ligjore.

“Ju që keni derdhur gjakun e të rinjve shqiptarë dhe të studentëve tanë, do ta paguani një më një këtë akt! Edi Rama, pushteti yt nuk të mbron dot!

As këta banditë me uniformë nuk të shpëtojnë dot nga përgjegjësia për këtë dhunë dhe këtë gjakderdhje. Do të përgjigjesh përpara ligjit dhe përpara shtetit! Koha jote mbaroi!” është shprehur deputeti demokrat.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

artan grubit i hiqet arresti shtepiak por gjykata nuk ia kthen pasaporten 6ace3c72f24c2
Lajmi i mëparshëm

Artan Grubit i hiqet arresti shtëpiak, por gjykata nuk ia kthen pasaportën

shtepia e bardhe i kerkon doreheqjen kimberly guilfoyle nga posti i ambasadores ne greqi 6ace53d06b1be
Lajmi i radhës

Shtëpia e Bardhë i kërkon dorëheqjen Kimberly Guilfoyle nga posti i ambasadores në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë