artan grubit i hiqet arresti shtepiak por gjykata nuk ia kthen pasaporten 6ace3c72f24c2

Artan Grubit i hiqet arresti shtëpiak, por gjykata nuk ia kthen pasaportën

October 13, 2026
1 minut lexim
gr 3

Shkup, 13 tetor 2026 – Artan Grubit, i akuzuari i dytë në rastin “Lotaria e Maqedonisë”, i është hequr masa e arrestit shtëpiak pas skadimit të afatit ligjor prej 60 ditësh, raporton 4news.mk.

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vendosur masa të reja kujdesi ndaj tij, ndërsa ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për kthimin e pasaportës kundrejt ofrimit të garancisë.

Sipas gjykatës, vendimi është marrë në përputhje me nenin 470 të Ligjit për Procedurën Penale, i cili përcakton se paraburgimi apo arresti shtëpiak, pas paraqitjes së propozim-akuzës, nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë.

Meqenëse propozim-akuza për rastin “Lotaria e Maqedonisë” është dorëzuar më 13 gusht 2026, masa e arrestit shtëpiak është shfuqizuar sipas ligjit.

Në vend të arrestit shtëpiak, Grubit i janë caktuar tri masa kujdesi: ndalim për t’u larguar nga vendbanimi, detyrim për paraqitje periodike në gjykatë dhe ndalim për t’iu afruar apo kontaktuar persona të caktuar.

Gjykata ka vendosur të mbajë në fuqi edhe masën e konfiskimit të pasaportës, si dhe ndalimin e lëshimit të një dokumenti të ri udhëtimi.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krre rritet cmimi i mazutit benzina dhe dizeli mbeten te pandryshuara 6ace3b2093e29
Lajmi i mëparshëm

KRRE: Rritet çmimi i mazutit, benzina dhe dizeli mbeten të pandryshuara

klevis balliu reagon pas pamjeve te dhunes ne proteste edi rama pushteti yt nuk te mbron dot do ta paguani nje me nje kete gjakderdhje 6ace5373a4620
Lajmi i radhës

Klevis Balliu reagon pas pamjeve të dhunës në protestë: Edi Rama, pushteti yt nuk të mbron dot, do ta paguani një më një këtë gjakderdhje!

Të fundit nga

ShkoLartë