Kjo luftë ka edhe qëllime gjeopolitike

February 27, 2022
1 minut lexim

Situata në Ukrainë, edhe përkundër rezistencës së ukrainasve, po bëhet gjthnjë e më e rëndë. Agresioni rus sa vjen e shton sulmet nga toka e nga ajri.

Në këto momente të rënda vetëmbrojtëse, Ukrainës po vazhdojnë t’i vijnë edhe ndihmat në armatim nga vende të ndryshme të Europës dhe të botës. Lufta Rusi – Ukrainë në sy të shumëkujt është luftë e pakuptimtë e në një masë edhe vëllavrasëse.

Kundruar nga një kënd tjetër, kjo luftë, përveç interesimeve e qëllimeve gjeostrategjike të gjigantit Rusi, ka edhe synime gjeopolitike që do të reflektoheshin edhe shumë më gjerë, jashtë konfliktit Rusi – Ukrainë.

Që nga fillimi i kësaj lufte e deri më tash, në ditën e katërt të saj, po dalin sheshazi edhe përkrahjet dhe ndihmat dedikuar Ukrainës nga shtete të ndryshme, sikur “ndajnë” edhe përcaktimet e popujve më liridashës e demokratik në një anë, e në anë tjetër në popujt okupatorë e hegjemonistë, të cilët po vërehen ashiqare.

Gjatë gjithë këtyre zhvillimeve të trishta në Ukrainë, tronditën edhe vendet e tjera që kanë ngjashëri gjeoplitike me Ukrainën dhe u alarmuan ato për syçelësi e mobilizim. Në këtë kontekst, nuk përjashtohet edhe Kosova, mirëpo Kosova, përveç ndjenjës humane që ka, s’ka pse të brengoset për ndonjë konflikt të mundshëm këtu, sepse kufijtë e saj aktualë mbrohen nga forca më e madhe ushtarake botërore – NATO. Kjo situatë, kështu po shihet edhe nga skenimet e delegacionit rus që ka shkuar në Bjellorusi për bisedime me ukrainasit. Edhe për këto bisedime ka ndikime faktori ndërkombëtar që po përkrah me të gjitha mjetet luftën mbrojtëse të Ukrainës. Po vlerësohet dhe përkrahet gjithashtu rezistenca e ushtrisë dhe popullit të Ukrainës.

Edhe përkrahjka e Turqisë është për t’u admiruar për atë që u konfirmua në media se “Turqia bllokon kalimin e luftanijeve ruse nëpër Detin e Zi” etj. 

Ndërkaq, pa prejudikuar shtetet, mundësia e shtrirjes së konfliktit nuk përjashtohet, por, mbetet të shihet!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lajm i fundit: Putini fut në veprim armët bërthamore

Story i radhës

Ambasada amerikane në Tiranë: Lufta u krijua nga Putini, ai është përgjegjësi kryesor

Të fundit nga

Modeli o3 i OpenAI vjen vitin e ardhshëm

Pas pothuajse dy javë lançime e njoftime, OpenAI mbylli serinë e transmetimeve live 12-ditore duke dhënë një paraqite paraprake të modelit të ardhshëm. Modeli i ri o3 nuk është ende i disponueshëm
ShkoLartë