Të gjitha shenjat kanë talentet e veta, ama kur bëhet fjalë për dhuratat, këto tre shenja meritojnë nga një medalje:
Gaforrja
Gaforret mendojnë gjithnjë për të tjerët, ndaj s’është fare çudi që të bëjnë dhurata të bukura dhe të shtrenjta. Nga ana tjetër, Gaforrja është një shenjë e ndjeshme dhe nostalgjike, ndaj shpeshherë mund të të bëjë dhurata simbolike dhe të veçanta, për të të treguar se sa rëndësi ke për të.
Virgjëresha
Falë vëmendjes ndaj detajeve, Virgjëresha të nderon me super dhuratat që bën. Është gjithnjë e kujdesshme dhe vë re interesat, pasionet dhe dëshirat e tua, ndaj nuk gabon kurrë me dhuratat.
Peshorja
Peshorja, si gjithmonë, është e fiksuar me ekuilibrin dhe të bukurën, ndaj nëse je mjaftueshëm me fat sa të marrësh një dhuratë nga Peshorja, dije që nuk do ta harrosh kurrë.