Mickoski i përgjigjet Kovaçevskit: Me ndryshimet në Kodin Penal, por përgatiten për opozitë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, iu përgjigj kryeministrit Dimitar Kovaçevski në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, për dallim nga kryeministri që thotë se këtu ka harmonizime me legjislacionin europian, Mickoski thotë se pushteti në këtë mënyrë po përgatitet për opozitë dhe po përpiqet të sigurojë një situatë më komode, por së shpejti nga sot çdo politikan që ka kryer krim do të mbajë përgjegjësi, përcjell TV21.

“Është e qartë se ai dhe deputetët e LSDM-së së bashku me BDI-në dhe deputetët e BDI-së dhe të tjerët po përgatiten për opozitë dhe në këtë mënyrë duan të sigurojnë një pozitë më komode. Por mesazhi im ditëve të fundit ka qenë i njëjti, konstant, e ai është se së shpejti nga sot qeveria e VMRO-DPMNE-së, përkundër këtyre ndryshimeve që do të jenë efektive në mënyrën se si bënë duke keqpërdorur flamurin evropian, janë dhjetëra nene tjerë që janë pjesë e kodit penal dhe ligjeve të tjera, sipas të cilave çdo politikan kriminal që ka kryer një krim do të përgjigjet. Kështu që unë mendoj se është e kotë që ata të përpiqen të bëjnë diçka që ata mendojnë se do t’i ndihmojë, por nuk do tu ndihmojë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Story i mëparshëm

Këto tre shenja horoskopi bëjnë super dhurata

Story i radhës

Inzaghi: Milan kundërshtar i vështirë!

Të fundit nga