Këto janë kandidaturat për të drejtuar degën e BDI-së në Studeniçan!

May 28, 2022
min lexim

Ejup Abazi ka dorëzuar kandidaturën për kryetar të degës së BDI-së në Studeniçan. Lajmin e ka bërë të ditur Abazi përmes profilit të tij në Facebook. Mbaj bindjen se në çdo vedbanim të Karshiakës, ka njerëz të tillë dhe të njëjtit mund të japin maksimumin që të jenë në shërbim të qytetarëve.
Dua t’ju njoftoj se ditët në vijim do të dorëzoj kandidaturën për kryetar të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Studeniçan dhe është nder dhe kënaqësi për mua që të kem mbështetjen tuaj!- shkruan Abazi.

Postimi i plotë i Ejup ABazit:

Të nderuar qyetarë të Karshiakës, bashkëmendimtar dhe bashkëpartiak!
Një ndër Degët për të cilat Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur zgjedhjet është edhe Dega e Studeniçanit. Në këto zgjedhje mëse transparente, çdo anëtarë i partisë, ashtu siç ka të drejtë të zgjedhë poashtu ka të drejtë edhe të zgjedhet.
Këtyre zgjedhjeve partiake do t’i paraprijë një fushatë shumë vëllazërore dhe do të kemi mundësi të pakufizuara t’i shpalosim idetë dhe vizionin tonë, se si ky organizim partiak të kontribuoj sa më shumë për zhvillimin e shoqërisë në të gjitha sferat e jetës. Padyshim se për të dhënë kontributë në një organizim të mirëfilltë politik, nevojiten njerëz të sinqertë, ambicioz dhe profesionist të lëmive të ndryshme. Mbaj bindjen se në çdo vedbanim të Karshiakës, ka njerëz të tillë dhe të njëjtit mund të japin maksimumin që të jenë në shërbim të qytetarëve.
Dua t’ju njoftoj se ditët në vijim do të dorëzoj kandidaturën për kryetar të Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Studeniçan dhe është nder dhe kënaqësi për mua që të kem mbështetjen tuaj!

Gjithashtu kandidaturë për kryetar të degës së BDI-së në Studeniçan ka dorëzuar edhe Mesud Jakupi, i cili përmes një publikimi në fejsbuk shkruan se për të është është privilegj po aq edhe përgjegjësi për të marë këtë detyrë të kësaj organizate në Krye me z.Ali Ahmetin të hapërojmë bashkë për një ardhmëri më të mirë.

Postimi i plotë i Mesud Jakupit:

Të dashur bashkëqytetarë, të nderuar bashkëpartiak të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Të gjendur para një procesi të brendshëm zgjedhor shumë të rëndësishëm e shumë domethënës për BDI-në, duke qenë pjesë e institucionit i cili funksionon e vepron në bazë të rregullativës ligjore, në pajtim me rregulloren për organizimin e zgjedhjeve të partisë, si anëtar i kësaj organizate, po paraqes dhe ndaj me ju kandidaturën për kryetar të Degës së Studeniçanit.
Pa dyshim që ky rrugëtim kërkon energji, mund, sakrificë e dije, nga të gjith ata që duan dhe mendojn për vendin të ec përpara, Bashkimi Demokratik për Integrim gjithmon ka dyert e hapura të aderojn gjeneratat e reja të talentuara e kualifikuara, prandaj dhe apeloj që nga rinia dhe gjith ata të cilët ndajmë mendimin e njejtë për vendin, të bashkohemi dhe të krijojmë një ekip që do ti tejkalon problemet dhe sfidat e vendit tonë.
Për mua është privilegj po aq edhe përgjegjësi të mar këtë detyrë të kësaj organizate në Krye me z.Ali Ahmetin të hapërojm bashkë për një ardhmëri më të mirë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Real Madridi e publikon formacionin zyrtar ndaj Liverpoolit

Story i radhës

(VIDEO) Shiu i rrëmbyeshëm bllokon malësinë e Tetovës, ankohen banorët

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë