Këto janë ditët se kur do të luhen “El Clasicot” e radhës

La Liga ka bërë të ditur datën se kur do të luhet “El Clasico” e radhës.

Barca dhe Real Madrid, në javën e 26-të, të dielën më 19 mars në ora 21:00.

Kjo s’do të jetë përballja e vetme mes tyre.

“Blaugranat” dhe “Los Blancos” do të luajnë edhe në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, më 2 mars në ora 16:00.

Skuadrat e Xavi Hernandez dhe Carlo Ancelottit, janë takuar dy herë së fundmi.

Madrilenët fituan në kuadër të La Ligas, ndërkaq katalunasit fituan në finale të Superkupës së Mbretit në fillim të këtij viti.

Aktualisht, Barca prin në renditjen tabelare me një diferencë prej tetë pikësh nga Reali.

Ndeshja e 19 marsit me siguri se nuk do të jetë përcaktuese për titullin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajçak insiston në formimin e Asociacionit, tregon dy pistat që po punon BE-ja për dialogun Kosovë-Serbi

Story i radhës

Editorial/ Grubi, asht i fortë që i ngel në fyt VMRO DPMNE-së dhe jo vetëm!

Të fundit nga