Editorial/ Grubi, asht i fortë që i ngel në fyt VMRO DPMNE-së dhe jo vetëm!

Ndryshimi i veprimit dhe mendësisë politike, por edhe qeverisëse nga një sistem i inkriminuar deri në palcë, në vendosjen e një sistemi me standarde europiane, në të cilin respektohen ligjet dhe normat e veprimit demokratik, sigurisht se kërkon njerëz të guximshëm që do të bartin mbi supe këtë barë të madhe politike e shoqëror.

Për të ecur ky proces përpara padyshim se kërkon njerëz, një nga shumë kuadrot e Bashkimit Demokratik për Integrim që me të ardhur në pozitë shtetëror gjënë e parë që deklaroi ishte, puna ime bazohet mbi ligje dhe askush nuk mund ta shkelë atë.

Ishte pikërisht zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili vendosi këtë standard politik. Ai nuk bënë kompromise me çështjet që janë në interes për qytetarin, nuk shkel por praktikon ligjet, ndryshe nga siç ishim mësuar në të kaluarën me qeverisjen e VMRO-DPMNE-së dhe një tajf fajdaxhinjësh shqiptar rreth tyre.

Angazhimi i Grubit për respektim të ligjit ka lënë në mëshirën e fatit shumë profiter, por ka sjellë më shumë para për subvencione për qytetarët në kohëra krizash, siç është edhe kjo me krizën energjetike.

Vendosshmëria e tij për të ecur vendi përpara drejt BE-së ka çuar peshë gjitha strukturat anti-europiane dhe anti-amerikane për të sajuar lajme të rreme, me qëllim që të defokusohet agjenda shtetëror.

Personalitet si Grubi dhe gjenerata e re e BDI-së, të cilat interesat personale dhe partiake i kanë të dorës së dytë, pra pas atyre të qytetarëve janë kthesa e madhe që po bëhet në BDI, por edhe në sistemin e politikave të vlerave në Maqedoninë e Veriut.

Story i mëparshëm

Këto janë ditët se kur do të luhen “El Clasicot” e radhës

Story i radhës

Turqi: Ende mijëra vetë të zhdukur në zonën e tërmetit

Të fundit nga