Këta janë dy shqiptarët e parë që i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë

min lexim

Dy shqiptarët e parë nga Kosova i janë bashkuar luftës së Ukrainës kundër agresorit rus. Të dy ata vijnë nga komuna e Therandës dhe thonë se arsyet e shkuarjes atje janë humane. Ata shtojnë se kanë pak përvojë ushtarake.

Kanal 10 që po transmeton pamje direkte nga kufiri i Ukrainës me Poloninë ka arritur të marrë në intervistë Behlulin dhe Shalën.

“Arsyet janë thjesht shumë humane. Na kanë prekur këto pamje dhe një armik i përbashkët”, thotë Maliq Behluli.

Ndërkohë Shala shpreson që Ukraina të ndryshojë mendje për Kosovën pas këtyre zhvillimeve.

“Të gjitha shtetet e BE-së e përkrahin Ukraniën në këtë luftë. Dihen qëndrimet e Rusisë. Ndoshta Ukraina do të ndërrojë mendje e të na përkrahë”, tha Ismet Shala.

Ata tregojnë se përvojat e tyre në luftë janë të pakta, por që e kanë përjetuar luftën në Kosovë.

“Kam disa përvoja. Kam qëndruar në Kosovë gjatë luftës. Përvojën e shërbimit ushtarak në ish-Jugosllavi. Na kujtojnë çfarë kemi hequr në Kosovë”, thotë Behluli.

“Nuk kam përvojë. Por kam përjetuar luftën në Kosovë. Pamjet flasin vetë. Fëmijë, gra. Burra nuk shihen. Do të solidarizohemi me civilët e Ukrainës. Për paqe çdokush ka të drejtën të luftojë”, shtoi Shala.

Ata besojnë që Kosova nuk rrezikohet nga agresioni serb për shkak të pranisë ndërkombëtare.

“Nuk besoj pasi kemi NATO-n dhe KFOR-in”, tha Behluli./Express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pushtimi i Ukrainës, ushtria ruse ka humbur 10% të aseteve ushtarake

Story i radhës

Balliu: Problemi i PD-së Basha, nuk jep dorëheqjen ai se ka policinë e Ramës dhe kunatin

Të fundit nga