Tirana pa makina/ Në sheshet e kryeqytetit, argëtim dhe aktivitete

Bashkia e Tiranës, riktheu këtë të diel, ditën pa makina.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u ndalua qarkullimi i automjeteve, duke i lënë vendin aktiviteteve argëtuese që ishin organizuar për qytetarët.

Muzikë, lojëra, por edhe panaire ushqimesh ishin disa prej aktiviteteve të organizuara nga Bashkia. Të pyetur nga ABC News, kryeqytetasit thonë se do dëshironin më tepër fundjava pa makina.

Për vogëlushët Bashkia kishte menduar lojëra të shumta. Bashkë me ta, u argëtuan edhe prindërit.

Turistët e huaj tashmë janë bërë pjesë e pandashme e kryeqytetit. Aktivitetet i bëri edhe ata kureshtarë.

“Vij nga Italia, është hera e parë në Shqipëri dhe po kënaqem shumë. Sot qenka shumë bukur këtu. Më pëlqejnë lojërat, sidomos portat për të luajtur futboll. ”

Qarkullimi i automjeteve u lejua në disa zona të caktuara, duke mos penguar emergjencat. Bashkia ka planifikuar që dita pa makina të organizohet edhe më 1 qershor, në festën e fëmijëve.

Story i mëparshëm

Deputeti i Bundestagut: Pranimi i Kosovës në KiE këtë muaj, e vetmja rrugë përpara

Story i radhës

Kajro, vazhdojnë bisedimet për armëpushim në Gazë

Të fundit nga