Pushtimi i Ukrainës, ushtria ruse ka humbur 10% të aseteve ushtarake

Një zyrtar i lartë amerikan ka vlerësuar se ushtria ruse ka humbur rreth 10% të aseteve ushtarake të përdorura në pushtimin e Ukrainës.

Sipas tij, pajisjet e humbura përfshijnë tanke, aeroplanë, artileri dhe mjete të tjera ushtarake.

Kjo është afër dyfishit të humbjeve që u raportua javën e kaluar, kur u vlerësua se Rusia kishte humbur 3% deri në 5% të aseteve të saj ushtarake.

SHBA vlerëson se ushtria ukrainase ka humbur një përqindje të ngjashme të aseteve të saj, tha zyrtari.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas deklarimit për Mikelën, konkurrentja nga Kosova bën deklaratën e fortë për Erionin

Story i radhës

Këta janë dy shqiptarët e parë që i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë

Të fundit nga