Kërçovë, u mbajt koncerti “Gratë në Kulturë”

March 12, 2022
1 minut lexim

Mbrëmë në Qendrën për Kulturë në Kërçovë u mbajtë tryeza muzikologjike dhe koncert i grave të suksesshme në muzikë, ku të ftuara speciale ishin: mjeshtrja e madhe dhe artistja e merituar soprano Edith Mihali, muzikologja Prof. Dr. Zana Shuteriqi, pianistja Rudina Ciko, Arjana Kuriu Grubi profesoreshe e pianos ne Fakultetin e Arteve në Tetovë, Pranvera Hoxha nga Universiteti i Prishtinës, soprano Elikona Hysaj, dirigjentja Agona Çupi, poetja e re nga Kërçova Nurie Emrullai si dhe Ideoatorja dhe bartësja e projektit “Gratë në Kulturë, Besiana Mehmedi.

Periudha e tranzicionit ka qenë njëra ndër sfidat më të mëdha për mbijetesën dhe zhvillimin e gruas , por kohëve të fundit, ajo gjithnjë e më tepër po avansohet dhe merr vendin e merituar në shoqëri, u tha në tryezën muzikologjike, e cila përcolli mesazhin se vetëm të bashkuara me njëra tjetrën, gratë mund të bëjnë më të mirën për familjen, rrethin dhe shoqërinë.

Në këtë mbrëmje u shfaq edhe një program artistik i pasur me vepra nga Shopen, Sen Sans, Zadeja, Simon Gjoni etj. Ky manifestim është mbështetur nga Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lëvizja BESA: Të ndërpritet krimi i organizuar me prerjen e pyjeve në Kërçovë

Story i radhës

Kush mund të rikthehet te Barcelona?

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë