Kush mund të rikthehet te Barcelona?

Kiliani Alexis Sanchez mund të largohet nga Interi dhe, sipas burimeve të afërta me sulmuesin, mund të rikthehet në Barcelonë, një klub që ai përfaqësoi mes viteve 2011 dhe 2014.

“Alexis mirëpret një rikthim në Barça, një klub për të cilin ai ka një vlerësim të madh. Ai ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me Xavi dhe kjo mund të jetë thelbësore që procesi të realizohet”, thanë ata për gazetën El Deportivo de La Tercera.

Emri i kilianit iu vu në dukje Blaugranëve në merkaton e fundit, në merkaton e dimrit, por prioritet ishte afrimi i Ferran Torres.

Alexis Sanchez, iu bashkua Interit në janar 2020 si huazim nga Man United, dhe që atëherë ai ka luajtur 99 ndeshje, 17 gola dhe 19 asistime.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërçovë, u mbajt koncerti “Gratë në Kulturë”

Story i radhës

Treguesit e papjekurisë afektive në çift

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish