Kemi festa, lum e mjerë ne, pagat dhe pensionet “nën dhe”, çmimet “mbi re”!!!

Ndërsa, po na vijnë dy festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri 2023, nëpër supermarketet, dyqanet e vegjël dhe tregjet e hapur nëpër blloqe dhe anash trotuareve, po na e sikterrisin apo akullsojnë gëzimin… çmimet. Ndryshe nga sa na ndodh në shumicën e vendeve të botës, sidomos në ato të Perëndimit kapitalist, ku aplikohen ulje të ndjeshme deri në 50-75%,, shpërblime me 1-2 paga të plota (5-10 herë më të larta se tek ne) ose me bonuse të larta në disa qindra euro, tek ne, në Shqipëri e diçka më lehtë në Kosovë e MV, vazhdon tradita çnjerëzore e rritjes së tyre në përmasa apo nivele të çmendura. Bile, tek ne, sapo del njoftimi qeveritar për shpërblimet me rastin e këtyre festave, edhe pse me shuma të ulta, sidomos për pensionistët e për ata dhjetëra mijëra familje që mbijetojnë me gjasme mbështetje sociale, çmimet fluturojnë tepër lart, deri në dyfish…!!!??? Kjo masakër njerëzore e sociale apo maskaradë prek fare pa logjikë ekonomike dhe mëshirë, sidomos çmimet e lojërave e të veshjeve për fëmijë; të gjelave dhe pulave të detit, të bakllavave, panetoneve, verërave, frutave…Për muajt nëntor, dhjetor, janar…, është bërë traditë të pësojnë rritje të ndjeshme, të kotë apo korruptive, edhe faturat e energjisë elektrike, të ujit…

ka muaj që janë rritur deri në 100% edhe çmimet e pakove të pecetave të duarve, të…letrave higjienike, të pampersave të foshnjave dhe lines-eve për femra, edhe pse janë prodhime “Made in Albania”! Për të bërë të qartë apo bindur shqiptarët e majtë, enveristo-edramistë se sa shumë larg jemi prej 78 vjetësh nga AMERIKA për nga vërtetësia dhe funksionaliteti i shtetit social, po i bashkëngjis shkrimit tim një pjesë nga një informacion i emigrantit shqiptar(korçar) në SHBA, Meti Fidani, futur prej tij në facebook, më 19.12.2022 “ …Gjel deti nuk kam blerë ndonjëherë qëkurse kam ardhur në Amerikë. Ndërmarrjet ku kam punuar kanë ndarë për çdo punonjës të tyre nga një gjel deti, në Ditën e Falënderimeve Edhe shoqata humanitare Free Clinic St. Petersburg, tek e cila aktivizohem vullnetarisht, ndan gjela deti për familjet në nevojë, domethënë me të ardhura të ulta. Nën 16.000 dollarë në vit…ose rreth 1.300 dollarë në muaj…Me sa kam kuptuar kufiri i 16 mijë dollarëve është formal, mbasi nuk u kërkojmë qytetarëve ndonjë dokument te ardhurash…Këtu vijnë edhe njerëz me makina luksoze, por menaxherja na thotë se “do t’u japim gjel deti dhe ushqime të gjithëve që paraqiten. I shikon me makina të mira, por tani mund të jetë i papunë, mund të ketë një njeri të sëmurë në familje, mund t’i ketë shkuar keq biznesi, apo arsye të tjera familjare apo pune” Qytetari nuk zbret fare nga makina, as për të hapur bagazhin. Brenda 2 minutave bagazhi i makinës është tejmbushur me produkte ushqimore të shumëllojshme. Për Ditën e Falënderimeve dhe të Krishtlindjeve shtohet edhe një gjel deti. E pyesim qytetarin nëse ka fëmijë të vegjël dhe japim bebelina, puder, shampo fëmijësh…, ushqim për kafshët shtëpiake. Të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuar, marrin në telefon për ushqimet që kanë nevojë dhe u dërgohen në shtëpi…” Ndaj këtij informacioni të Metit, pati disa, merret me mend enveristo-edramistë, bile edhe nga Amerika, që shprehën kundërshtime dhe bënë përpjekje ta mjegullonin këtë të vërtetë, që përjetohet edhe në vende të tjera të Europës Perëndimore e Qendrore…Edhe ata shqiptaro- amerikanë që dyshojnë e i quajnë fallco ato që shkruan Meti, merret me mend se fshehurazi i marrin të gjitha të mirat nëpër magazina ose që u vijnë në shtëpi! I shprehin këtë mosmirënjohje dhe kundërshtime jo vetëm për nostalgji, por edhe si akte të reja idealizmi, besnikërie dhe devotshmërie ndaj gjasme komunizmo- socializmit të Enverit dhe gjasme kapitalizmit të Edi Ramës të idealit, të zemrave dhe mendjeve!!! I shprehin këto edhe pse e dinë shumë mirë se në Shqipëri, edhe sot, pas 9 vjet e gjysmë qeverisje nga Rama-parti-qeveria, pagat dhe pensionet janë rreth 5- 15 herë më të ulëta se në SHBA, Gjermani, Francë, Belgjikë, Holandë dhe mbështetja sociale për kryefamiljarin në rreth 75 euro në muaj, ose po kaq fish më e ulët. Ndërsa shumica e çmimeve janë rreth 50% më të larta se në Gjermani, Itali, Francë…Gjatë këtij viti edhe në këto vende ka pasur rritje çmimesh, për disa artikuj të ushqimit të përditshëm dhe jetik, deri në rreth 25- 35 %, por janë rimbursuar në pjesën më të madhe me bonuse, praktikë që nuk njihet e zbatohet rregullisht dhe masivisht tek ne ose që për mbulohet me rritjen në rreth 2.5-2.8% të pagave dhe pensioneve më 1 prill dhe me shpërblimin në 5.000 lekë për Vitin e Ri… Natyrisht, “të majtët” mund të justifikojnë sistemin e tyre, se Shqipëria nuk është Amerikë apo Gjermani. Por, harrojnë pyetjen: përse ngeli kaq prapa? Përgjigja është e kuptueshme: për faj dhe përgjegjësi të sistemit që aplikoi Enver Hoxha, as komunist e as socialist, por një “çorbë” allashqiptare! Apo, edhe më rëndë, për të mos iu kundërvënë skenarit serbo-grek rreth 140 vjeçar, që shqiptarët të mos kenë kurrë në standardet normale europiano-perendimore zhvillim modern, fuqi ekonomike, ushtarake, politike, shtet ligjor e social, mirëqenie, demokraci….??? Gjatë këtyre 3 viteve të covid 19 dhe luftës në Ukrainë, në Gjermani dhe vende të tjera të Europës perëndimore qytetarët kanë marrë në formë bonusesh dhe kompensimesh për rritjen e çmimeve, me diferenca sipas landeve, rreth 3.000-5.000 euro. Kurse Rama – qeveria në Shqipëri nuk na ka dhënë as 100 euro!!!??? Pra, as sa ka dhënë qeveria e Albin Kurtit në Kosovë, vetëm 23 vjet shtet…! Nëse do të jemi dhe ndjehemi më parë e më shumë QYTETARË se sa partiakë do t’i bënim mirë vetes dhe vendit nëse pyesim vetveten sa na duhet të paguajmë në dhjetor 2022, për 1 kg bakllava??? Për 1 pulë apo gjel deti? Për 1 kg mish viçi e mish qengji? Për 1 kg djathë të bardhë ose kaçkavall? Për 1 kg gjalpë e gjizë? Për 1 shishe apo kanaçe birrë, për 1 shishe verë, raki, shampanjë? Për 1 pako panettone? Për 1 copë apo degë bredh as 1 metra lartësi të Vitit të Ri dhe zbukurimet për atë? Përgjigjet do të na dilnin jo befasuese, por tejet shqetësuese, stresuese dhe revoltuese. 2 fish më shumë se në dhjetor 2012 dhe dhjetor 2013, si për shumicën e artikujve të konsumit jetik të përditshëm!!! Por, pagat dhe pensionet, gjatë 9 viteve të qeverisjes rilindase, janë rritur vetëm rreth 25%!!!??? Dhe përsëri, duhet të besohen përrallat rilindase se të dy palët dhe kohët janë njësoj, se ka rritje mirëqenieje, “suksese e fitorje” gjatë 9 viteve të qeverisjes nga “timonieri syshqiponjë e mendjendritur”, Edi Rama, me shoqe e shokë në parti e qeveri…!!!??? Pas 78 vjetësh me këtë parti, domethënë me PKSH-PPSH-PSSH, akoma shumica e “popullit të majtë” vazhdon të mashtrojë dhe dëmtojë veten, duke bërë militantin fanatik e të verbër me dy sytë në ballë, kur dihet se prej saj jemi të fundit në Evropë për nivel jetese, edhe sot e kësaj dite, më 22 dhjetor 2022, ashtu si më 22 dhjetor 1944, 1945…???!!! Si mund të justifikohen që “nuk kujtohen” të bëjnë llogari se me pagat minimale dhe “pensionin modest” (mjeran), në rreth 25.000 -30.000 leke të reja, me çmimet e çmendura (30-50% më të larta se në Gjermani) që janë këtu për artikujt e ushqimit të përditshëm, ujit, mjaltit, mishit, peshkut, vajrave, gjalpit, sallamrave, djathërave, biskotave, ëmbëlsirave, birrës dhe verërave, paketave te celularëve dhe të internetit; të shërbimeve mjekësore dhe të ilaçeve…, nuk mund të jetohet si njeri i thjeshtë në një vend perëndimor? Nuk është e drejtë dhe njerëzore të harrohet se janë rreth 350 mijë familje ose e pakta, rreth 1 milionë frymë, që jetojnë në varfëri të vazhdueshme, me të ardhura mujore në rreth 10.000 – 20.000 lekë të reja. Ta hajë dreqi: motra e vëllezër të majtë, bëhuni e tregohuni pas 78 vjetësh Azem e Shote Galica dhe i thoni të zezës -të zezë; të keqes- të keqe, varfërisë -varfëri, korrupsionit- korrupsion; të korruptuarit- i korruptuar; paaftësisë – paaftësi, dështimit –dështim; mashtruesit 78 vjeçar- mashtrues…! U thoni, qoftë edhe vetëm një herë, partisë, kryetarit, pushtetarëve të zemrës, që ju kanë mashtruar, që ju kanë nxirë jetën dhe Shqipërinë për 78 vjet apo për një jetë të tërë njeriu: MJAFT NA KENI GËNJYER e ZHGËNJYER! NUK JU BESOJMË MË! NUK JU DUROJMË MË! E pra, në vende ku ka POPULL, DEMOKRACI, SHTET LIGJOR dhe SOCIAL të vërtetë, si p.sh. në SHBA, Kanada, Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, Itali, Greqi, Çeki, Poloni, Suedi, Finlandë…, besnikëria dhe mbështetja ndaj partive nuk janë të përjetshme dhe të padiskutueshme, kur politikanët dhe pushtetarët harrojnë dhe nuk përmbushin premtimet paraelektorale. Në këto vende, dhjetëra mijëra qytetarë të djathtë ose të majtë, ngrihen në protesta, bile edhe jo krejt paqësore e nuk votojnë për partitë e tyre, kur qeverisjet e veta i zhgënjejnë dhe revoltojnë, pa e menduar dhe ndjerë fare frikën se mund t’i akuzojnë si “tradhtarë të partisë”! Ndërsa ata që punojnë në institucione shtetërore dhe qeveritare, administrative…, ndryshe nga si ndodh tek ne, nuk e paramendojnë edhe shqetësimin individual apo familjar se do të jenë viktima të pastrimeve politike të qeveritarëve të rinj kundërshtarë… Ç’na mbetet tjetër të themi? Ah, po, mu kujtua! “Lum” e mjerë ne që po na vijnë dy festa, më shumë për kalendare dhe fishekzjarre se sa për çdo familje dhe tavolinë ngrënieje shqiptare!!!

Story i mëparshëm

PSG “blindon” Mbappen

Story i radhës

Gjermani, digjet gabimisht kufoma e një shtetasi turk

Të fundit nga