​Karvani i vaksinimit nesër në Podujevë

December 26, 2022
1 minut lexim

Pas një fillimi të mbarë dhe dy ditëve të suksesshmë të vaksinimit në Fushë Kosovë dhe në Obiliq, Podujeva, do të jetë të martën stacioni i radhës i Karvanit të vaksinimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky aktivitet i organizuar nga MSh dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSh-së, synon të promovojnë vaksinimin kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal, si mënyrën më efektive dhe më të dobishme për të parandaluar këto dy sëmundje dhe mbrojtur qytetarët nga format e rënda të tyre.

“Qytetarët e Podujevës do të kenë mundësi të martën që në sheshin e qytetit të marrin vaksinën kundër Gripit sezonal dhe, gjithashtu, dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, në mënyrë specifike kundër të gjitha varianteve të Omicron. Shfrytëzojeni këtë rast, bëjini vetes një dhuratë për festat e fundvitit-Vaksinohu”, thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Duka analizon futbollin për vitin 2022

Story i radhës

Takim në BP për zbatimin e Strategjisë për edukim financiar dhe gjithëpërfshirje

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë