Takim në BP për zbatimin e Strategjisë për edukim financiar dhe gjithëpërfshirje

Shkup, 26 dhjetor – Banka Popullore së bashku me rregullatorë të tjerë financiarë dhe subjekte nga sektori privat dhe qytetarë që janë aktiv në sferën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare, kanë mbajtur takimin e tretë të Grupit të punës për ndjekje të zbatimit të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirjes financiare.

 

Në takim mori pjesë edhe përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë i cili prezantoi Ligjin e sapomiratuar për Mbrojtjen e konsumatorëve. Për rrjedhojë, përfaqësues të sektorit privat dhe qytetarë patën mundësinë të njihen me risitë që sjell ky ligj në fushën e sektorit financiar, ndërsa kanë të bëjnë kryesisht me transparencë më të madhe dhe informim më të mirë për përdoruesit e shërbimeve financiare, përfshirë edhe sferën e shërbimeve financiare digjitale.

Në takim, përfaqësuesi i Bankës Popullore prezantoi trendët në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes së popullsisë në vendin tonë. Njëherësh u theksua se ka një tendencë rritjeje tek disa tregues të përfshirjes financiare gjatë vitit 2021, pjesërisht nën ndikimin e kushteve të vendosura gjatë pandemisë. Kështu, ka një rritje të treguesve për posedim të llogarisë, disponueshmërisë dhe përdorimit të kartelave pagesore, si dhe pagesave onlajn.

“Nëpërmjet këtyre takimeve mundësohet dialog i rregullt ndërmjet rregullatorëve, subjekteve nga sektori privat dhe qytetarë të përfshirë në aktivitetet e edukimit financiar, si dhe shkëmbimit të propozimeve dhe përvojave për forcimin e përfshirjes financiare dhe mbrojtjes së konsumatorëve në sistemin financiar. E gjithë kjo është rezultat i zbatimit të suksesshëm të Strategjisë për edukim financiar dhe përfshirje financiare”, thonë nga BP.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​Karvani i vaksinimit nesër në Podujevë

Story i radhës

​Modriq humbet ndeshjen e parë të sezonit

Të fundit nga