Karamuço trondit me paralajmërimin: Do kemi video të tjera të funksionarëve publikë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi se pas videoskandalit që çoi në burg ish-kryebashkiakun Safet Gjici fshihet një grup i strukturar që merret me shantazhin e zyrtarëve përmes videove erotike.

I ftuar në emisionin Review në Euronews Albania, Karamuço tha se në ditët në vijim pas ekspertimit të pajisjeve dhe telefonave me të cilat është kryer përgjigjimi i Gjicit, mund të zbulohen dhe video të tjera të funksionarëve publik.

Karamuço tha se grupi pas Alma Kaçit merret me kryerjen e videove erotike me qëllim përfitimin e shumave të madhe të parave përmes shantazhit.

“Ky nuk është një filmim rastësor pervers që unë po filmoj veten dhe po e shikoj më pas për kënaqësi. Ky është një filmim i organizuar për të përfituar në një mënyrë apo në një tjetër. Ajo që ka ndodhur më pas është që ka rrjedhur informacioni që ka dekonspiruar të gjithë këtë organizim që është kryer. Jo vetëm për rastin e zotit Gjicit unë po unë pres që në vijim do kemi nga ky grup që organizon këto edhe të tjera viktima që mund të kenë dal nëse do të hapen celularët apo paisje e tjera. Do të dalë kush i organizon këto dhe çfarë janë këto grupe që i bëjnë shantazhe institucioneve shtetërore, pavarësisht fajit të tij që ka lejuar të kryej veprime të tilla në zyrat e shtetit, por kjo e para është akoma më e rëndë”, tha Karamuço.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Luizi motivon ata që vuajnë nga depresioni: Unë jam dëshmi e gjallë që ka dritë në fund të tunelit

Story i radhës

“Mos dil, mos dil”, momenti kur vërshimet në Pejë e marrin një veturë me vete

Të fundit nga