kapen mbi 30 mije euro te padeklaruara ne bernjak konfiskohet 25 e shumes 6a27e195e9e03

Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak, konfiskohet 25% e shumës

June 9, 2026
1 minut lexim

Zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare në Bërnjak kanë zbuluar mjete monetare të padeklaruara, me vlerë prej 30 mijë euro.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetas të huaj, ku gjatë intervistimit fillestar personat e ndaluar janë pyetur nëse posedonin mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të deklaruar.

Pas kësaj, bëhet e ditur se është kryer një kontroll i detajuar i automjetit, përfshirë hapësirën e brendshme, bagazhin dhe një çantë personale krahu që përdorej për ruajtjen e dokumenteve, mjeteve monetare dhe sendeve të tjera personale, ku janë hasur mjetet monetare të padeklaruara.

Pas numërimit dhe verifikimit, është konstatuar se shuma totale e mjeteve monetare tejkalonte kufirin ligjor prej 10,000 euro, i cili obligon deklarimin pranë autoriteteve doganore.

Në çantën personale janë gjetur mjete monetare në dy valuta:

-25,515 euro;

-565,060 dinarë serbë me vlerë të përafërt prej 4,813 euro.

Vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka shkuar në 30,328 euro.

Në përputhje me legjislacionin në fuqi, personi është njoftuar për masat administrative të ndërmarra. Me këtë rast, është konfiskuar 25% e shumës totale, ndërsa 75% e shumës është ndaluar përkohësisht deri në verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së prejardhjes së mjeteve monetare. Rasti do të trajtohet nga sektori kompetent i hetimeve për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vance marreveshja me iranin do te jete ne interes te shba se 6a27dd0cc1c6e
Lajmi i mëparshëm

Vance: Marrëveshja me Iranin do të jetë në interes të SHBA-së

aksioni policor ne vlore lamallari lufta kunder krimit te organizuar beteje pa kompromis 6a27e212771b0
Lajmi i radhës

Aksioni policor në Vlorë, Lamallari: Lufta kundër krimit të organizuar, betejë pa kompromis

Të fundit nga

ShkoLartë