Kampionati spanjoll më i moshuari

July 14, 2023
1 minut lexim

Portali i specializuar në merkaton e lojtarëve, “Transfermarkt”, ka bërë një analizë të kampionateve të futbollit në Europë.

Duke iu referuar sezonit të kaluar, ky portal ka bërë një panoramë të futbollit europian, duke llogaritur moshën mesatare të lojtarëve në kampionatet që luhen në kontinentin tonë.

Treguesit janë vërtet interesantë dhe tregojnë se ndër kampionatet më të rëndësishme në Europë, La Liga është kampionati me moshën mesatare më të lartë në Europë, 27.2 vjeç.

Në tërësi, duke llogaritur të gjitha kampionatet, La Liga është kampionati i dytë më i moshuar në Europë, teksa para saj qëndron vetëm kampionati i Andorrës, që kryeson këtë listë të veçantë me 28.2 vite.

Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm në La Liga kanë luajtur aktivizimi i lojtarëve të moshuar si Hoakin 42 vjeç – lojtari i Betisit u tërhoq në mbylljen e sezonit që lamë pas – apo Diego Lopez me 41 vite mbi supe.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mërgim Lushtaku i përgjigjet drejtësisë, shkon në Prokurori për intervistim për përleshjet në Kuvend

Story i radhës

“Gjinushit i ka mbaruar mandati, tani është në paligjshmëri”, deputetja Zhupa: Kuvendi të ndërhyjë, duhet të ishte hapur gara te Akademia e Shkencave

Të fundit nga

​Nesta rrezikon shkarkimin

Burime të shumta në Itali pohojnë se Monza po shqyrton të ardhmen e Alessandro Nesta-s pas humbjes 2-1 ndaj Juventusit, që la këtë skuadër në fund të tabelës së Serie A. Ish-mbrojtësi
ShkoLartë