“Gjinushit i ka mbaruar mandati, tani është në paligjshmëri”, deputetja Zhupa: Kuvendi të ndërhyjë, duhet të ishte hapur gara te Akademia e Shkencave

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa shprehet se Kuvendi duhet të ndërhyjë te Akademia e Shkencave për shkak se ndodhet në paligjshmëri.

Në një intervistë në News 24, ajo tha se kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ka përfunduar mandati, por ka bllokuar mbajtjen e zgjedhjeve për shkak se në Parlament po diskutohen ndryshimet ligjore që i japin atij mundësinë të kandidojë sërish.

“Kryesia dhe Gjinushi mund të marrin një mandat të dytë. Me ligjin e sotëm nuk e marrin. Ka konflikt më të madh interesi kur ndryshimet prekin drejtpërdrejtë mandatet e kryesisë dhe të Gjinushit? Ka një absurd më të madh se të bësh gjithçka për të vënë në lëvizje Kuvendin për t’i siguruar vetes një mandat të dytë. Po vritet gara në Akademinë e Shkencave, po ‘mbytet’ çdo akademik që tenton të ecë përpara pa lidhje politike”, tha Zhupa.

Sipas saj “Akademia e Shkencave sot nuk ka nënkryetar të ligjshëm, nuk ka kryetar të ligjshëm. Mandati i ka mbaruar kryetarit në maj. Dekreti i Presidentit erdhi në korrik dhe sipas ligjit i mbaron në 18-19 korrik. Dini gjë ju të jetë hapur fushata, duhet të hapej në 18 qershor. Këta po ndërhyjnë sot, pasi ka mbaruar mandati dhe po ndryshojnë rregullat e lojës. Kryesia e Akademisë duhet të hapte garën në 18 qershor.

Akademia sot është në shkelje të ligjit. Në fushatë zgjedhore nuk bëhen ligje që e prishin garën. Me ligjin aktual Skënder Gjinushi duhet të hapte garën në 19 qershor. Çfarë do të ndodhë nëse ligji rrëzohet? i bie që Akademia të qëndrojë pa kryetar. Akademia është sot pa nënkryetar dhe kryetar. Është në shkelje të ligjit për fushatën zgjedhore. Fushata duhet hapur. Këtu duhet bërë ndërhyrja që të hapet fushata, Kuvendi duhet të ndërhyjë”.

Duke folur për ligjore që janë ende në komision parlamentar duke u diskutuar, Zhupa tha se “Në qoftë se nesër Gjinushi thotë nuk kandidoj, unë kam prapë të njëjtin kundërshtim për ligjin. Ose të gjithë 75 vjeçarët kanë të njëjtat të drejta dhe detyra, ose kthehen në emeritus. Gjinushi sot mund të dalë dhe të thotë “unë jam 75 vjeç, nuk dua të firmos rrogën, nuk i dua këto të drejta”. Kjo është kontradikta më e madhe. në momentin që ligji është kështu, duhet të qëndrojë kështu. Nëse duam ta ndryshojmë hajde ta ndryshojmë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kampionati spanjoll më i moshuari

Story i radhës

Nesër protestohet në Prishtinë, nga ora 18:00

Të fundit nga