kamioni nga spanja me 500 kg kanabis kapet ne igumenice arrestohet shoferi bullgar 69f4903ceeadc

Kamioni nga Spanja me 500 kg kanabis kapet në Igumenicë, arrestohet shoferi bullgar

May 1, 2026
1 minut lexim

Autoritetet greke në Igumenicë kanë sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike, duke zbuluar rreth 500 kilogramë kanabis të llojit “skunk” të fshehur në një kamion që transportonte mallra letre. Në lidhje me rastin është arrestuar shoferi i mjetit, një shtetas bullgar.

Operacioni u zhvillua nga Policia Helenike, përmes njësive të specializuara DAOE, gjatë një kontrolli të detajuar në portin e Igumenicës.

Sipas hetimeve paraprake, droga ishte e kamufluar brenda një ngarkese me produkte letre, përfshirë peshqirë dhe rrotulla letre, me qëllim shmangien e zbulimit nga autoritetet.

Ngarkesa dyshohet se kishte nisur nga Valencia në Spanjë dhe kishte kaluar përmes Italisë përpara se të mbërrinte në Greqi.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që destinacioni përfundimtar të ishte Turqia, ku kjo lloj droge ka vlerë më të lartë në treg.
Sipas burimeve policore, i arrestuari nuk po bashkëpunon me autoritetet dhe ka refuzuar të japë informacione mbi rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pasurite e krimit kalojne te 21 ojf xhaja pasurite e sekuestruara kthehen ne mundesi per qytetaret ne nevoje 69f48ff023d2f
Lajmi i mëparshëm

Pasuritë e krimit kalojnë te 21 OJF, Xhaja: Pasuritë e sekuestruara kthehen në mundësi për qytetarët në nevojë

ulej ne toke shpikte histori rrefimi i djalit te michael jackson babi kishte nje shpirt femijeror 69f491a2615d5
Lajmi i radhës

“Ulej në tokë, shpikte histori…” – Rrëfimi i djalit të Michael Jackson: Babi kishte një shpirt fëmijëror

Të fundit nga

ShkoLartë