Drejtoresha e AAPSK, Risena Xhaja bashkë me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, pritën në një takim përfaqësuesit e 21 organizatave të shoqërisë civile, të cilat janë shpallur fituese të thirrjes për financim projektesh nga fondi i posaçëm i krijuar nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga krimi.
Drejtoresha e AAPSK, Risena Xhaja thotë se lufta ndaj krimit nuk përfundon me konfiskimin, por vazhdon duke rikthyer vlerën tek shoqëria.
Mesazhi i Drejtoreshës së AAPSK, Risena Xhaja
Moment i rëndësishëm për Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe angazhimi i 21 organizatave të shoqërisë civile shënon një hap konkret në kthimin e pasurive të konfiskuara në mbështetje reale për komunitetin.
Pasuritë e sekuestruara kthehen në mundësi për qytetarët në nevojë, për të rinjtë, për viktimat, për familjet në vështirësi dhe për programe rehabilitimi.
Lufta ndaj krimit nuk përfundon me konfiskimin, por vazhdon duke rikthyer vlerën tek shoqëria.
Burimi: botasot.info


