Kam vetëm një të dashur prej shumë vitesh: A po humbas mundësinë për ‘eksperienca’ të reja?!

“Unë jam me të dashurin tim prej 3 vitesh. Marrëdhënia jonë është e mrekullueshme, por ai është personi i parë që kam dashur ndonjëherë dhe jam lidhur për një kohë të gjatë, dhe ndonjëherë më ndodh të mendoj mos duhet të përjetoj edhe ndjesi të tjera, të dal me të tjerë njerëz para se ta “zyrtarizojmë” tamam lidhjen. Kjo po më pengon t’i përkushtohem plotësisht marrëdhënies sonë. Mos kemi nevojë të jemi për pak të ndarë? Apo duhet ta kapërcej dhe ta konsideroj veten me fat që kam gjetur dashurinë shumë e re dhe “që me herën e parë”?

Skenari që lexuat më sipër është një pyetje që u bëhet jo pak herë psikologëve dhe ekspertëve të lidhjeve. Sophia Boniet, psikologe për The Bustle, përgjigjet kështu:

“Është pyetja ime e preferuar e të gjitha kohërave. Pyetje për të cilën kam menduar gjithmonë: Pse? Pjesërisht për arsye egoiste (A është e mjaftueshme përvoja ime? Çfarë më ka humbur?).

Ndoshta dikush ka pasur dy dashuri afatgjata në vend të një. Ndoshta dikush nuk ka qenë kurrë me një partner. Ndoshta ata e humbën “virgjërinë” (një gjë e rreme në thelb) më vonë dhe nuk kanë bërë aq shumë seks sa të tjerë. Ndoshta kanë mbetur shtatzënë herën e parë që kanë bërë seks dhe që atëherë kanë qenë me atë partner. Detajet ndryshojnë, thelbi i pyetjes mbetet i njëjtë. Pra, shumë prej nesh po ecin plotësisht të bindur, pavarësisht se sa shpesh i kushtojmë vëmendje apo jo, se i kemi humbur plotësisht disa përvoja të rëndësishme jetësore që po marrin të gjithë të tjerët.

Kur flasim për thashethemet e të famshmëve, shpesh bëhet fjalë për ndarje, marrëdhënie dhe lidhje. Kur ndjekim jetën e dikujt kështu, duket “normale” ose të paktën “mesatare” që njerëzit të dalin me 10-20 njerëz dhe të lidhen me 7 të tjerë, përpara se të hyjnë në martesë për shembull. Pastaj kemi edhe sitcom-e dhe seriale që na e përforcojnë këtë ide (How I Met Your Mother). 

 Çështja është se… thjesht nuk është (gjithnjë) e vërtetë. Më lejoni t’ju siguroj se “mungesa” juaj e përvojës nuk është aq e theksuar sa mendoni. Sigurisht që ka personazhe jo të famshëm që kanë shumë eksperienca, por ju nuk jeni një “rast i veçantë”. 

Megjithatë, juve absolutisht ju lejohet të ndjeni pikëllim – po, pikëllim – për faktin se keni dalë “vetëm” me një person. Pyetja është, atëherë, çfarë po bëni me këtë pikëllim? A është ky lloj mendimi, një shenjë se duhet ta ktheni jetën përmbys?

Supozojmë se e bëtë këtë. U ndatë me të dashurin, dolët disa ditë me njerëz të tjerë dhe u argëtuat. Pas pak ditësh, javësh, do të shihni se jeta juaj do të jetë po aq e njëjtë si sot – vetëm pa personin që doni. Si ju duket tani?

Takimi me shumë njerëz ndoshta vetëm do të ripohojë sesa ju e doni partnerin/en aktual. A mendoj unë se mund të keni një marrëdhënie po kaq të mirë me dikë tjetër? Sigurisht që po. Por, a do të jetë më e mirë se marrëdhënia që keni apo thjesht ~ndryshe~?

Po, risia është emocionuese, por marrëdhëniet e reja romantike nuk janë e vetmja rrugë për t’u emocionuar – ato janë thjesht një rrugë e shkurtër. Gjithashtu, cili është plani për këtë? Do i thoni atij/asaj t’ju presë sa të siguroheni për përvojat tuaja? Hmm, mendojeni pak më mirë.

Mos harroni se të kesh një partner nuk mbyll dyert e emocioneve dhe se mund të zgjeroni larminë e jetës suaj, jo thjesht të shtoni numrin e dating apo lidhjeve!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferrari dhe Lamborghini nuk do të prodhojnë automjete për tregun rus

Story i radhës

Ferizaj, sprovë e vështirë për 2 Korrikun 

Të fundit nga