Ferizaj, sprovë e vështirë për 2 Korrikun 

2 Korriku i Prishtinës është para sprovës së radhës, do të takohet me Ferizajn. Skuadra prishtinase kërkon pikë dhe të ruajë hapin për dy vendet e para. 

2 Korriku aktualisht renditet në  vend të tretë me 28 pikë, ka 6 më pak se lideri Ferizaj dhe 5 se Vushtrria.  

Të premten e kësaj jave, 2 Korriku luan në konak të Ferizajt, duke filluar në orën 13.00. 

“Kryendeshja e javës së tetëmbëdhjetë, javë kjo që është e fundit e fazës së dytë, do të jetë ajo ndërmjet skuadrës lidere të Ferizajt si dhe skuadrës së 2 Korrikut, që zë vendin e tretë në tabelë.

Për skuadrat që mes vete kanë gjashtë pikë diferencë në renditjen tabelare, kjo do të jetë hera e dytë që ndeshen mes vete në këtë edicion, me përballjen e parë që mbyllej me fitoren e ferizajasve.

Si 2 Korriku, ashtu edhe Ferizaj, në këtë xhiro vijnë nga fitoret e arritura në xhiron e fundit. “Verdheblutë” mposhtën Vllazninë në shtëpi, me rezultat 1:0, e skuadra ferizajase, po me të njëjtin rezultat, triumfoi në Hogosht përballë Kikës.

Përballja e së premtes që po vije, e që do zhvillohet në stadiumin me bar sintetik prapa sallës së sportit në Ferizaj do të zë vend në ekranet e platformës “Artmotion”, më saktësisht në kanalin “ArtSport”, nga ku shikuesit do të kenë mundësinë që ta shijojnë e shikojnë duelin ndërmjet Ferizajt dhe 2 Korrikut”, thuhet në njoftimin e 2 Korrikut.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kam vetëm një të dashur prej shumë vitesh: A po humbas mundësinë për ‘eksperienca’ të reja?!

Story i radhës

Alizoti akuzon Bashën: Bën si Ramiz Alia më ’91 me pankartat “Parti-Enver”… Kjo gjë më tmerron

Të fundit nga