“Akuzat e Mickoskit janë të pasakta, thërrasim për dalje masive në zgjedhje” – Kovaçevski hedh poshtë mundësinë për bojkot

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski i hedh poshtë akuzat e kreut të partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski se ka skenarë për bojkotimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Tha se në raundin e parë e kanë marrë mesazhin e qytetarëve dhe i thirri që të dalin në mënyrë masive në raundin e dytë.

“Kjo nuk është e saktë. Unë dje kisha një mesazh shumë të qartë edhe në tubimin në Saraj edhe në atë në Çuçer Sandevë dhe të njëjtën gjë do ta përsëris tani. I thërras të gjithë votuesit që të dalin në mënyrë masive në zgjedhjet më 8 maj dhe ta mbështesin kandidatin për president, Stevo Pendarovskin dhe koalicionin Për ardhmëri Europiane në zgjedhjet parlamentare. Prandaj presim një përkrahje shumë të madhe në raundin e dytë, ne e morëm mesazhin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale për të gjitha gabimet e bëra në 7 vitet e fundit”, tha Kovaçevski.

Mickoski në tubimin e djeshëm në Kërçovë tha se LSDM përgatit skenarë të zinj me bojkot të zgjedhjeve për të mos arritur censusin e nevojshëm, dhe se ka oferta ndaj BDI-së dhe se në këmbim t’i japin mbështetjen e tyre në zgjedhje.

“Të dy, më duhet të them se janë skenarë të disfatës. Skenari i parë është bojkot të zgjedhjeve ndërsa përgjigja më e mirë do të ishte dalja masive në këto zgjedhje. Skenari i dytë është që të luajnë me plagët e Maqedonisë dhe oferta zemërgjera ndaj BDI-së në dëm të Maqedonisë nga ana e LSDM-së për paraqitje të dy partive si partnerë dhe përkrahje të ndërsjellë në zgjedhje”, tha Mickoski.

Nëse i shohim rezultatet e votimit, mund të shihet se LSDM në këto zgjedhje është në minus të thellë. Nëse do ta sjellë kjo Kovaçevskin në pozitë që të dorëhiqet nëse i humb zgjedhjet edhe në raundin e dytë, Kovaçevski tha se për këtë do të vendosin organet e partisë.

“Në lidhje me përgjegjësinë në të gjitha zgjedhjet, te ne me Statut në mënyrë të qartë është rregulluar mbajtja e kongresit për llogaridhënie ku do të bëhet analizë e rezultateve dhe pastaj zgjedhje ku do të kërkohet prononcim për presidentin e partisë por edhe për organet e tjera të partisë, përfshirë edhe Bordin qendror”.

Mickoski në ditën e zgjedhjeve deklaroi hapur se ka pasur bisedime me opozitën shqiptare. Edhe Kovaçevski thotë se ka kontakte dhe bisedime edhe me parti të tjera, pa treguar konkretisht se me kë ka folur.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Kryeministri Kurti takoi ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock

Story i radhës

Artan Hoxha bën deklaratën e fortë: Meta dhe Kryemadhi do të arrestohen…

Të fundit nga