Aliu iu bën thirrje qytetarëve dhe diasporës së Ferizajt të regjistrohen

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, iu ka bërë thirrje qytetarëve të regjistrohen gjatë procesit të ASK-së.

Ai tha se ky proces është i rëndësishëm dhe është në favor të qytetarëve që marrin shërbime nga komuna që udhëheq ai.

“Kanë mbetur edhe pak ditë në përmbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe ekonomive familjare për planifikimet e së ardhmes, andaj ju lus që të gjithë t’i përgjigjeni pozitivisht këtij procesi, të gjithë banorët që jetojnë në Ferizaj, marrin shërbime e shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në fusha të ndryshme, por edhe bashkatdhetarët tonë në mërgatë, të regjistrohen banorë të Komunës së Ferizajt”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, për familjet që nuk e kanë kryer ende këtë proces, Aliu iu kërkoi që të paraqiten “duke kontaktuar Komisionin Komunal të Regjistrimit të Popullsisë dhe Ekonomive Familjare në këtë numër telefoni: +383 46 190 306, ashtu që të lehtësojmë qasjen e regjistruesve në ato vendbanime apo ekonomi familjare. Ta mbështesim bashkë këtë proces të rëndësishëm për të gjithë ne!”, ka shkruar ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xi-Jinping në Francë, reagon ashpër Von der Leyen

Story i radhës

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

Të fundit nga