Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, propozoi amendament që paga minimale të betë 450 euro për vitin 2023 dhe në vitin 2024 të arrin në 500 euro.
Gjatë shqyrtimit të pagës minimale në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ky amendament mori mbështetjen e Komisionit, por kundërshtua nga ministri i Financave, Hekuran Murati duke e quajtur këtë tallëse me qytetarët.
Rrahamani: Paga minimale të përcaktohet 450 euro më 2023 dhe 500 euro më 2024
“Neni 57 paga minimale, Qeveria e Kosovës në fund të çdo viti kalendarik përcakton pagën minimale sipas propozimit të Këshilli Ekonomiko Social, ndërsa në mungesë të ndonjë propozimi të tillë nga KES, të përcaktohet paga minimale në vlerë prej 450 euro për vitin 2023, kurse për vitin 2024 të jetë 500 euro bruto”, theksoi Rrahmani.
Në momentin që mori 6 vota pro amendamenti i propozuar nga deputeti i VV-së, Rrahmani, ka reaguar ministri Murati duke thënë se me propozimet e tilla po bëhet një tallje me qytetarët, pasi që sipas tij nuk do të ketë pagë minimale nga 450-500 euro.
Murati: Këtu sapo u bë një tallje me qytetarët
“Këtu sapo u bë një tallje me qytetarë. Qytetarët duhet të dinë, sepse ky lajmë tashmë publikohet, por qytetarët duhet ta dinë që kjo nuk do të bëhet, paga minimale. Pra, edhe këta që votuan për e dinë që kjo s’do të bëhet, sepse kemi të bëjmë me një nivel që është mbi nivelin mesatar. Kjo s’ka ndodhur askund në botë. Qytetarët duhet ta dinë që propozimet e tilla janë tallëse me qytetarët, krijojnë shpresa të rreme, janë tallëse për qytetarët”, tha Murati.
Deputeti Rrahmani iu kundërpërgjigj duke thënë se po ia cenon të drejtën e deputetit.
Rrahmani tha po ashtu se: “Propozimi im ishte si deputet, të drejtën që e kam. Kuvendi është ai që të kontrollon ty, nuk je ti që e kontrollon”.
Rrahamani: Kjo është puna jonë, qasje të tillë të paktën me mua jo
“Po me vjen keq me këtë qasje të ministrit, ajo cka është e rëndësishme është se ky vendim është një propozim në emër të Komisionit, I cili do të diskutohet edhe në Kuvend… duheni me pasur kujdes në këtë mënyrë kur vini dhe diskutoni, ne jemi deputet kemi të drejtën aq të rëndësishme politikat sociale, saqë në ministrinë tuaj asnjë zëvendës ministër nuk e keni dhe kemi këtë situatë çfarë e kemi. Propozimi im ishte si anëtarë I Komisionit, si deputet, të drejtën që e kam. Kuvendi është ai që të kontrollon ty, nuk je ti që e kontrollon dhe orienton kuvendin. Këtë duhesh me kuptuar, pa marrë parasysh a je në opozitë a në pozitë. Përveç që ke me dhënë llogari te kryeministri, ke me dhënë edhe në Kuvend. Kjo është puna jonë, më vjen keq për një qasje të tillë, por të paktën me mua jo”, theksoi Rrahmani.
Amendamenti 57 i propozuar nga deputeti i VV-së, Rrahmani mori 6 vota për në Komision.
Gjatë ditës në këtë mbledhje opozita kërkoi përfshirjen e veteranëve në pagën minimale, ndërsa ministri Murati u shpreh kundër.