KFOR ndërhyn në Zveçan për të shpërndarë protestuesit serbë

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë nisur të shpërndajnë protestuesit serbë që gjenden pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit.

Që nga mëngjesi i 29 majit, grupe të serbëve kanë protestuar në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Trupat e KFOR-it po përdorin shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët po hedhin gjësende të forta në drejtim të tyre.

Paraprakisht, ata kishin paralajmëruar protestuesit që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën./ REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

EMRAT/ Tentoi të vriste 24-vjeçarin pak ditë më parë, arrestohet i riu në Elbasan

Story i radhës

​Kalon propozimi i Rrahmanit për pagën minimale deri në 500 euro, se pranon ministri Murati

Të fundit nga