EMRAT/ Tentoi të vriste 24-vjeçarin pak ditë më parë, arrestohet i riu në Elbasan

Strukturat për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës kërkimore të pandërprerë për kapjen e autorit kryesor të dyshuar të një tentative për vrasje në qytetin e Elbasanit, si dhe bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në rrugën “Tomorr Sinani”, shtetasin e shpallur në kërkim Brikin Rusta , 23 vjeç, banues në Elbasan.

Së bashku me shtetasin , është arrestuar edhe shtetasi Emanuel Rrapushi, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. Rr, nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e shtetasit B. B., të arrestuar gjatë operacionit të koduar “Plani”, të zhvilluar më datë 26.05.2023, si dhe ka përkrahur shtetasin B. R..

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 23-vjeçari, më datë 26.05.2023, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë. Shtetasi i ndaluar B. R., në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.

Më datë 26.05.2023, në kuadër të këtij operacioni, është shpallur në kërkim edhe shtetasi K. S. (lidhje shoqërore e shtetasit B. R.). Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të implikimit ose jo të këtij shtetasi, në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Koncerti “Jehonë” më 9 qershor

Story i radhës

KFOR ndërhyn në Zveçan për të shpërndarë protestuesit serbë

Të fundit nga