Jo efikasitet ose biznese të dyshimta? Nga largpërçues fituam vetëm një fushë me bar

November 14, 2024
min lexim

Në vend të projektit të përfunduar për lidhje energjetike të Maqedonisë me Shqipërinë që u paralajmërua që në 2013, sot në fund të 2024, qytetarët fituan vetëm një fushë me bari me vegjetacion të lartë, mekanizim  që ka mbetur në bar dhe terren ndërtimi. Disa kryeministra dhe ministra disa here kapen “lopatën”. Projektin e kishin madje 8 drejtorë të MEPSO-s. Parashtrohet pyetja –çfarë dhe kush e ka penguar këtë projekt një dekadë të tërë, jo efikasiteti i institucioneve ose biznese të dyshimta?

Sot në fund të 2024, punët janë përsëri në fillim.

Përndryshe shuma prej 50 milionë eurove është siguruar që në vitin 2015.   37 milionë euro, kredi nga Banka Europiane për zhvillim dhe grant prej 12 milionë eurove nga WBJF, kornizë investuese për Ballkanin perëndimor. Por realizimi i dy pjesëve të projektit prolongohet me vite të tëra.

Marrëveshjet me realizuesit Energoinvest nga Bosnja e Hercegovina  dhe Konçar nga Zagrebi, janë nënshkruar në shkurt të vitit 2020 për shumë prej 17 milionë eurove.

Nënkontraktues i Energoinvestit për largpërçuesin Manastir 2-Elbasan në fund të 2021, bëhet biznesmeni Nefi Useini, i njohur në publik si këshilltar i asaj kohe në komunën e Ohrit i cili mori akuza për sulm dhe ndërtime kundër ligjit.

U hodhën dy gur themele. I pari në 2021 te Mesheishta, te trafostacioni Ohër. Aktorët kryesorë ishin kryeministri Zoran Zaev, ministra, drejtori i MEPSO-s, Kushtrim Ramadani.

I dyti në 2022, largpërçuesi Manastir. Aktorë kryesorë kryeministri Dimitar Kovaçevski, drejtori i MEPSO-s, Orhan Murtezani dhe nënkontraktuesi Nefi Useini.

Nga 2021 përsëri probleme. Puna tërësisht ngeci. Filluan presionet nga kompanitë për marrëveshje aneks prej nga disa milionë eurove.

Por më 1 prill të këtij viti me Konçar u nënshkrua aneks i marrëveshjes me 3 milionë euro, mjete shtesë. Aneksin e ka lejuar drejtori i fundit i MEPSO-s para ndërrimit të pushtetit, Zudi Enuzi Koka. Punët me trafostacionin Ohër në pranverë filluan që nga fillimi.

Ky largpërçues  duhej të mundësonte transitin e energjisë elektrike nga Bullgaria, përmes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Italisë, si hallka e fundit e Korridorit 8, e cila duhej të përfundonte lidhjen e plotë elektrike me të gjitha vendet fqinje

Dhe tani, pas 10 viteve premtime vetëm në letër, me miliona euro të shpenzuara nga xhepi i qytetarëve, do të duhet një vendim i ri – a do të ketë një ankesë tjetër kontrate tani me Energoinvest për 7 deri në 8 milionë euro shtesë apo një tender i ri. Por në të dyja rastet nuk dihet nëse projekti do të përfundojë as në vitin 2027. A do të ketë përgjegjësi?!


Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spitalet pa mjekë, Fakultetet e Mjekësisë “prodhojnë” pa numër mjekë të rinj!

Story i radhës

Mësuesi pedofil, flasin prindërit: Nuk është hera e parë, asnjë masë

Të fundit nga

ShkoLartë