jd vance jemi prane nje marreveshjeje afatgjate berthamore me iranin mund te mos i pelqeje izraelit 6a27c6521fa2d

JD Vance: Jemi pranë një marrëveshjeje afatgjatë bërthamore me Iranin, mund të mos i pëlqejë Izraelit

June 9, 2026
1 minut lexim

Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shumë interesa të përbashkëta, por në disa raste ato nuk përputhen.

Ai theksoi se objektivi kryesor i SHBA-së ndaj Iranit është të sigurojë që vendi të mos zhvillojë armë bërthamore.

Sipas Vance, administrata amerikane ka krijuar hapësirën e nevojshme për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë me Iranin për programin bërthamor. Ai shtoi se kjo marrëveshje mund të mos pëlqehet nga Izraeli, por është në interes të Shteteve të Bashkuara.

“Ne besojmë se kjo është zgjedhja e duhur për vendin tonë”, u shpreh ai.

I pyetur për negociatat me Iranin, Vance tha se “të gjithë përpiqen të përfitojnë në bisedime”, duke nënkuptuar se kjo është pjesë normale e procesit.

Ai krahasoi marrëveshjen e re me atë të vitit 2015, duke theksuar se problemi kryesor atëherë ishte mungesa e kontrolleve të forta për të verifikuar zbatimin e saj nga Irani.

“Dallimi tani është se do të ketë mekanizma më të fortë verifikimi për të siguruar që Irani të mos ndërtojë armë bërthamore”, tha Vance.

Ai shtoi se arritja e një marrëveshjeje të tillë nuk është e lehtë, por sipas tij, SHBA-ja është në një pozicion të mirë për ta realizuar.

Në fund, Vance deklaroi se Irani nuk është i interesuar për vazhdimin e konfliktit dhe se po merr pjesë në negociata.

“Nëse arrijmë këtë marrëveshje, do të jetë një fitore e madhe për popullin amerikan”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

aksion i policise ne vlore sekuestrohen 4 pistoleta dhe nje automjet i blinduar arrestohet nje person per kerkim nderkombetar 6a27c5f21ab04
Lajmi i mëparshëm

Aksion i policisë në Vlorë, sekuestrohen 4 pistoleta dhe një automjet i blinduar! Arrestohet një person për kërkim ndërkombëtar

ariana grande dhe ethan slater ndahen pas tre vitesh lidhje 6a27c71d757c8
Lajmi i radhës

Ariana Grande dhe Ethan Slater ndahen pas tre vitesh lidhje

Të fundit nga

ShkoLartë