ariana grande dhe ethan slater ndahen pas tre vitesh lidhje 6a27c71d757c8

Ariana Grande dhe Ethan Slater ndahen pas tre vitesh lidhje

June 9, 2026
1 minut lexim

Ariana Grande dhe Ethan Slater i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh së bashku.

Sipas burimeve pranë çiftit, ndarja ka ndodhur disa muaj më parë dhe ka qenë krejtësisht miqësore, me të dy që vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mira.

Burimi bëri të ditur se vendimi erdhi pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe se këngëtarja 32-vjeçare po e përballon mirë këtë kapitull të ri në jetën e saj, shkruan DailyMail.

Aktualisht, ajo është e fokusuar te turneu i saj “Eternal Sunshine”, i cili nisi më 6 qershor në Kaliforni dhe do të përfundojë në shtator në Londër.

Përveç angazhimeve në skenë, Ariana po punon edhe për albumin e saj të ri “Petal”, që pritet të publikohet më 31 korrik.

Ndërkohë, ajo dhe Slater kanë zgjedhur të mbajnë një profil të ulët publik që nga ndarja.

Romanca e tyre nisi gjatë xhirimeve të filmit Wicked, ku Grande interpretoi Galindën, ndërsa Slater luajti rolin e Boq.

Lidhja e tyre u bë publike në korrik të vitit 2023, pak kohë pas ndarjeve përkatëse nga partnerët e tyre.

Megjithëse marrëdhënia përfundoi, burimet theksojnë se mes tyre nuk ka konflikte dhe se ata vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në karrierat e tyre profesionale.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jd vance jemi prane nje marreveshjeje afatgjate berthamore me iranin mund te mos i pelqeje izraelit 6a27c6521fa2d
Lajmi i mëparshëm

JD Vance: Jemi pranë një marrëveshjeje afatgjatë bërthamore me Iranin, mund të mos i pëlqejë Izraelit

provimi i jurisprudences nuk eshte dhene asnjehere ne gjuhen shqipe shasivari per draft versionin nuk eshte zgjidhje gjysmake por model i kombinuar 6a27cb0f7a992
Lajmi i radhës

“Provimi i jurisprudencës nuk është dhënë asnjëherë në gjuhën shqipe”, Shasivari për draft versionin: Nuk është zgjidhje gjysmake, por model i kombinuar

Të fundit nga

ShkoLartë