Abdul El-Sayed është bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan, pas një fushate armiqësore gjatë së cilës feja e tij u vu vazhdimisht në shënjestër nga kritikët.
Donald Trump foli shpesh për El-Sayed-in duke përdorur retorikë kundër myslimanëve, ndërsa JD Vance e sulmoi ashpër atë në një tubim të fundit elektoral, duke e quajtur: “Një servil të vogël që duhet ta mbajë gojën mbyllur dhe të tregojë pak mirënjohje.”
Pasi u shpall fitues në Michigan, El-Sayed tha:
“JD, habibi (një shprehje arabe përkëdhelëse, që do të thotë ‘i dashur’)… Ka një ironi të këndshme në faktin se Kushtetuta të detyron që në janar të më bësh betimin si senator.”
Burimi: botasot.info


