margot robbie rikthehet ne australi aktorja terheq vemendjen me stilin elegant ne aeroportin e sidneit 6aeb215116088

Margot Robbie rikthehet në Australi, aktorja tërheq vëmendjen me stilin elegant në aeroportin e Sidneit

November 4, 2026
1 minut lexim

Aktorja australiane Margot Robbie ka mbërritur në vendlindje në prag të një prej ngjarjeve më ekskluzive të modës që organizohen këtë vit në Australi, prezantimit të koleksionit Chanel Cruise/Resort.

Ylli 36-vjeçar u fotografua të mërkurën në aeroportin e Sidneit, teksa po kalonte nëpër terminalin e mbushur me udhëtarë, e shoqëruar nga pjesëtarët e stafit të saj. Ajo u shfaq serioze dhe pa buzëqeshur para kamerave.

Robbie tërhoqi vëmendjen me një paraqitje elegante, të frymëzuar nga stili ikonik i aktores Audrey Hepburn. Ajo kishte zgjedhur një palë pantallona të zeza të shkurtra, një bluzë me jakë të rrumbullakët dhe një shami blu me motive paisley në kokë, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.

Image

Margot Robbie

Pamjen e saj retro e kompletoi me syze dielli nga Chanel, këpucë të zeza elegante të stilit balerinë dhe vathë në formë rrethi. Ndërsa gjërat personale i mbante në një çantë lëkure të zezë nga e njëjta markë.

Një tjetër detaj që ra në sy ishte buzëkuqi në ngjyrë burgundy, i kombinuar me manikyrin në të njëjtën nuancë.

Image

Margot Robbie

Aktorja, e cila është ambasadore e markës Chanel, do të marrë pjesë në prezantimin e koleksionit të ri, që do të mbahet të enjten.

Kjo ngjarje shënon sfilatën e parë të organizuar ndonjëherë nga Chanel në Australi dhe pritet të jetë një prej eventeve më të mëdha të modës që Sidnei ka mirëpritur në vitet e fundit.

Image

Margot Robbie

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jd je i detyruar te me besh betimin el sayed tallet me vance in 6aeb20f7aaa7f
Lajmi i mëparshëm

“JD, je i detyruar të më bësh betimin”: El-Sayed tallet me Vance-in

Të fundit nga

ShkoLartë