buxheti i drejtesise per vitin 2027 30 miliarde leke gogu hapen 10 zyra te reja te ndihmes juridike falas 6aeb20bc92a76

Buxheti i drejtësisë për vitin 2027, 30 miliardë lekë / Gogu: Hapen 10 zyra të reja të Ndihmës Juridike Falas

November 4, 2026
1 minut lexim

Sistemi i drejtësisë do të përfitojë rreth 30 miliardë lekë në vitin 2027, duke shënuar buxhetin më të lartë deri më tani. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, prezantoi projektbuxhetin në Komisionin e Ligjeve, ku bëri të ditur se fondet do të fokusohen te rritja e aksesit të qytetarëve në drejtësi dhe përmirësimi i shërbimeve.

Nga fondi total prej 29.95 miliardë lekësh, 15.7 miliardë lekë do të jenë për Ministrinë e Drejtësisë dhe institucionet në varësi të saj.

Një nga risitë kryesore është hapja e 10 zyrave të reja të Ndihmës Juridike Falas, pesë prej të cilave do të nisin funksionimin në dhjetor në Kamëz, Krujë, Librazhd, Bulqizë dhe Rrëshen, ndërsa pesë të tjerat gjatë vitit 2027 në Divjakë, Mallakastër, Gramsh, Devoll dhe Malësi të Madhe.

Gjithashtu, buxheti i Shërbimit të Provës do të rritet me 66%, nga 255 në 424 milionë lekë, ndërsa parashikohet zgjerimi i programeve të rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarve. Sistemi i mbikëqyrjes elektronike pritet të vihet në funksion në muajin mars.

Gogu njoftoi edhe vënien në funksion të qendrës së Mëzezit për edukimin dhe rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin, si dhe nisjen në janar të ndërtimit të spitalit për mjekimin e detyruar në Shën Koll të Lezhës.

Në projektbuxhet parashikohet gjithashtu kompensimi i 2,366 familjeve që presin për pronat informale, me synimin për të përmbyllur një proces të nisur në vitin 2008.

Sipas ministrit, prioritet do të jenë gjithashtu rritja e numrit të magjistratëve, ulja e çështjeve të prapambetura në gjykata dhe vijimi i projektit për ndërtimin e Polit të Drejtësisë në Tiranë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ovl uck me aksion simbolik ne gjashte vjetorin e arrestimit te ish krereve te uck se 6aeb206219652
Lajmi i mëparshëm

​OVL-UÇK me aksion simbolik në gjashtë-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

jd je i detyruar te me besh betimin el sayed tallet me vance in 6aeb20f7aaa7f
Lajmi i radhës

“JD, je i detyruar të më bësh betimin”: El-Sayed tallet me Vance-in

Të fundit nga

ShkoLartë