Januzaj pranë klubit të ri

July 19, 2022
1 minut lexim

Adnan Januzaj është gati që të zgjedhë më në fund klubin ku do të vazhdojë karrierën e tij. Futbollisti me origjinë shqiptare i cili luan për Belgjikën, dëshiron që këtë vit të kthehet protagonist në Botëror, për të marrë pjesë në të tretin aktivitet të tillë radhazi, por për ta bërë këtë, më parë i duhet që të zgjedhë klubin e ri.

Lojtari ka marrë shumë oferta në këto ditë nga kampionate të ndryshme. Uest Hem dhe Everton janë gati ta kthejnë në Angli, ndërsa Napoli e pret në Serinë A.

Nëse dëshiron të qëndrojë në Spanjë, ku ka bërë emër në 4 vitet e fundit me Real Sociedadin, Januzaj ka gati një ofertë nga skuadra e Seviljes. Me pak fjalë, atij vetëm i duhet që të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën e tij pasi opsionet nuk mungojnë.

Por ai dëshiron që të jetë në një formë sa më të mirë për të këtë pjesë të parë të sezonit ku trajneri i Belgjikës do të përzgjedhë lojtarët që shkojnë në Botëror. Ndaj për këtë arsye ka shkuar në një qendër stërvitore në Marbeja të Spanjës, duke u përgatitur atje teksa shqyrton ofertat dhe në javën e ardhshme pritet të pranojë një prej tyre, për të vazhduar karrierën e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA, kryetari i komisionit të 6 janarit infektohet me Covid-19

Story i radhës

Pse gjatë verës ndihemi më të lodhur, më të acaruar dhe kemi më pak oreks?

Të fundit nga

ShkoLartë