Ja arsyeja pse Edi Rama do e bëjë Baton Haxhiun apo Behgjet Pacollin president të Shqipërisë!

January 25, 2022
min lexim

Me 1 shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese në Tiranë pritet të jap vendimin final për presidentin Ilir Meta.

Vendimi ka të bëjë me shkarkimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë, me Gjykatën Kushtetuese si organi më i lartë i Kushtetutës, mbi bazën e shkeljes apo jo të Kushtetutës nga presidenti aktual.

Edhe nëse Gjykata i jep të drejtën z. Meta, mandati i tij skadon me 22 korrik të këtij viti, pra gjashtë muaj mandat të rregullt. Kjo gjë ka filluar të lëvizë gjërat, me PS e Edi Ramës si forca më e madhë në vend atje, dhe e cila edhe vetëm mund ta zgjidh postin e presidentin në raundin e tretë të saj, pa pasur nevojë për koalicion apo marrëveshje me PD.

Jo pa qëllim, në mbledhjen e fundit të PS, kreu i saj Edi Rama dha sinjale të forta se presidenti i ri i vendit mund të jetë jashtë kufijve të Shqipërisë, duke aluduar në Kosovën dhe trevat tjera shqiptare. Si politikan, në pozitën që ndodhet z.Rama, presidenti i ardhshëm i pritet të jetë nga Kosova.

Njësoj siç e bëri ministër të jashtëm një djalë nga Kosova, krejtësisht anonim, në kohën kur përflitej ndryshimi i kufijve, edhe tani për insistimin e tij për “Open Ballkan”,  Edi Ramës i duhet dikush nga Kosova, kështu mendon se do e ketë më të lehtë realizimin e saj, duke marrë edhe ‘bekimin’ e presidenti të ri me prejardhje nga Kosova.

Këtë potez politikë Edi Rama mund ta bëjë, dhe me shumë gjasa do ta bëjë, për të shkaktuar barrën e përgjegjësisë për këtë nismë, duke patur me vete dike nga Kosova në nismën e tij. Kundërshtimi i fortë nga Kosova, nga pothujse të gjitha partitë politike, e ka vënë Ramën me shpatulla pas murit, në këtë gjendje kërkon dikë për kurban. Janë së paku dy përsona, njëri prej të cilëve mund të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë: Baton Haxhiu dhe Behgjet Pacolli.

Derisa Batoni mund edhe të rezufojë një gjë të tillë, preferon të mbetet i tillë gjithnjë nën hije, por të jetë faktor dominues mbi Ramën, në anën tjetër Pacolli vështirë të refuzojë një gjë të tillë. Afërsia e tij me Ramën, mbështetja e tij për “Open Ballkan” janë mjaftueshme bindëse për të marrë besimin e Ramës, e ndërlidhur krejtësisht me interesin e tij për të avnasuar më tutje me projektin në fjalë.

Ndonëse është projekt ruso-serb, kjo gjë nuk i pa penguar kryemisntrit Edi Rama, me nevojën e madhe për të eklipsuar refuzimin e madh nga Kosova për këtë projekt. Pacolli mund të jetë ideal për momentin, jo se Rama e do shumë, por ka nevojë për dikë nga Kosova që e mbështet ketë ide të tij, shto këtu faktin se Pacolli edhe është deputet aktual, është president i AKR-së, të cilat janë të mjaftueshme për Ramën në momentin e tanishëm.

Edhe Batoni, nëse do të pranonte, do të mund të jetë president i Shqipërsië.

Këta dy emra duken më afër mendsh duke parë situatën aktuale, për të cilën Rama nuk gëzon mbështetjen e Kosovës. Kur njohim taktitat e tij politike, Rama ka nevojë për një kurban nga Kosova, kush do të jetë ai presim të shohim, por duket se loja do të luhet mes Pacollit dhe Haxhiut, të dy nuk do jenë në dobi të Kosovës, thjeshtë për interesa të Ramës. Kurban, për të cilën Edi Rama ka nevojë më shumë se kurrë, për të quar para projektin anishqiptar, kundër Kosovës dhe shqiptarëvë në rajon.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Osmani konfirmon pjesëmarrjen në seancën e thirrur nga Milloshoski

Story i radhës

Nën frikën e rrëzimit, Krivokapiq merr kompetencat ministrore

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë